Nishani: “Jam pro reformës në drejtësi, por kundër përpjekjeve për kontroll politik”

Postuar në 16 Janar, 2014 07:28

Presidenti i Republikës ka folur sot lidhur me nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Deklarimin e tij për këtë çështje, Presidenti Bujar Nishani e ka bërë gjatë konferencës për shtyp me Presidentin bullgar që viziton vendin tonë. Kreu i shtetit është shprehur në parim pro reformimit, por ka shtuar se kjo mbështetje kushtëzohet me ruajtjen e parimeve kushtetuese të pavarësisë së institucioneve. “Presidenti i Republikës mbetet të mbështesë çdo reformë nga qeveria dhe çdo aktor i jetës publike në vend që lidhet me përmirësimin ndjeshëm të sistemit të drejtësisë, ka mjaft vend për reforma për përmirësimin e legjislacionit fokusuar sidomos në transparencën dhe eficencën e drejtësisë. Çdo reformë që shkon në këtë drejtim është jetike dhe do ketë mbështetjen e presidentit. Në çdo rast që do synohet marrja sistemit të drejtësisë nën kontrollin politik, unë nuk pranoj pasi për mua kjo është forma me e lartë e korrupsionit”, u shpreh Nishani. Fjalia e fundit është qartë një marrje pozicioni nga Presidenti, por edhe një marrje qëndrimi politik, duke paralajmëruar ndoshta se në kuadër të reformave në drejtësi, institucioni i Presidentit mund të jetë një aktor aktiv. Gjithsesi përcaktimi për marrjen në kontroll politik të sistemit mbetet evaziv, pasi me këtë, në rrethana të caktuara, mund të kuptohet edhe ndryshimi i titullarëve, apo edhe p.sh ideja për kalimin e hetimit nën strukturën e re të propozuar siç është Byroja Kombëtare e Hetimeve.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.