Panik në Itali mbi armët kimike të Sirisë

Rreth 60 kontenierë me armë kimike siriane do të transferohen nga anije në anije në Gioia Tauro në Italisë së Jugut. Edhe pas sqarimit se asnjë anije nuk do të shkarkohet në breg, por do të ngarkohet përsëri në anijet amerikane, banorët nuk janë qetësuar. Rezidentët dhe zyrtarët në Gioia Tauro u inatosën kur u informuan për operacionin. Kryetari i bashkisë së Gioia Tauro, Renato Bellofiore, ka thënë se ky është një lajm i keq që më parë e ka mësuar nga mediat. "Është shumë negativ fakti që populli dhe institucionet nuk u informuan më parë. Unë nuk dija asgjë. Kjo po shkakton panik tek njerëzit", është shprehur Bellofiore.
Në të dhënat e OPAK rezulton se sasia e substancave toksike siriane që do të kalojë nga porti italian arrin në rreth 560 tonelata, ndërsa koha e nevojshme për të kompletuar operacionin shkatërrimit do të jetë rreth 48 orë
Zh.
Comments
Nuk kam lexuar gjekundi per
<p>Nuk kam lexuar gjekundi per kete"panikun" e madh. Madje shume italiane nuk e dine kete gje. Lepurin ne bark e kemi vetem ne :)</p>
Add new comment