Zbulohen fuçi dhe shishe me helme e kimikate të groposura në Finiq

Plot 50 fuçi me helme dhe kimikate janë zbuluar në nëntokën e Sarandës. Lajmi bëhet i ditur nga Balkanëeb, sipas të cilit ka qenë rrjeti ekologjik ECIM i cili ka arritur të zbulojë helmet në fjalë të groposuar në Finiq.
Ambientalisti Xhemal Mato, që drejton ECIM, deklaron se fillimisht u zbuluan 4 fuçitë e para me përmbajtje lënde toksike. Njoftimi në fjalë u raportua edhe tek organizata AIMMI, partenre e lëvizjes ekologjike shqiptare, e cila ka kryer ditën e djeshme me një mjet të rëndë tip "skrep" gërrmime në Finiq.
Pas publikimit të lajmit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Mjedisit, e cila tha se po merren të gjitha masat për rrethimin e zonës dhe asgjësimin e lëndëve toksike. Nga ana tjetër, ministria në fjalë ka deklaruar se ka nisur bashkëpunimi me policinë e qarkut për nisjen e hetimeve.
Origjina dhe rrezikshmëria e lëndëve në fjalë nuk është bërë e ditur.
a.r
Comments
Qeverri e forte kjo. I kapi
Qeverri e forte kjo. I kapi helmet.
mashrime
<p>mashrime</p>
Add new comment