Bota në 10 vjetët e ardhshëm, më e diferencuar ekonomikisht, më e varfër, më problematike

Forumi Botëror Ekonomik, i bazuar në një raport të përpiluar me ndihmën e 700 ekspertëve më të mirë nga shumë vende, shpreh shqetësim lidhur me hendekun kronik mes të ardhurave të njerëzve të pasur dhe atyre të varfër. Kjo gjë pritet të shkaktojë dëmtime serioze në dekadat e ardhshme, thuhet në këtë raport. Rritja e pabarazisë është risku më i madh me të cilin bota do të përballet në 10 vitet e ardhshme. Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve ka bërë që të zvogëlohet klasa e mesme. Pas kësaj, kërcënimi më i madh janë përmbytjet dhe thatësira. Një tjetër problem është dhe papunësia, sidomos tek të rinjtë që në raport quhen “gjenerata e humbur”. Në disa vende të Evropës, papunësia tek të rinjtë shkon në një nivel shumë të lartë (Greqia dhe Spanja kanë afërsisht 60% e të rinjve të papunë).
Një raport tjetër i Credit Swiss, e klasifikon Rusinë si vendin me pabarazinë më të madhe të pasurisë në botë. Të gjithë miliarderët e botës mbajnë 1 ose 2 % të pasurisë në botë, ndërsa në Rusi 110 miliarderë kanë 35% të pasurisë së vendit.
Zh.
Add new comment