Sistemi shëndetësor në Shqipëri, në një rreth vicioz korrupsioni, ministri Beqja akoma me “duhet…”

Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka ngecur në një rreth vicioz korrupsioni dhe shërbimi të dobët. Mungesa e standardeve të duhura të shërbimit, të infrastrukturës dhe gatishmërisë, i detyron qytetarët ta mbështesin këtë sistem duke përdorur ryshfete dhe zgjidhje informale të problemeve të tyre. Ky është imazhi që spitalet publike kanë në sytë e qytetarëve sot.
Sipas një studimi të realizuar nga USAID në mars të vitit 2013 në tre qytete, Tiranë, Korçë dhe Lezhë, korrupsioni, shërbimi i dobët, mungesa e higjienës, mungesa e medikamenteve dhe paaftësia janë çështjet më shqetësuese që Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka ngecur në një rreth vicioz korrupsioni raportohen nga komuniteti për spitalet publike. Të anketuarit raportojnë se kryejnë pagesa informale për të marrë shërbim shëndetësor dhe kujdes më cilësor.
I pranishëm në prezantimin e këtij studimi, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, theksoi se pa protokolle mjekimi, në spitale nuk mund të ofrohet një shërbim cilësor për pacientët. “Mungesa e protokolleve korrekte e shkencore të mjekimit dhe procedurave standarde të punës në spitalet tona, ndikojnë duke rritur ndjeshëm keqpërdorimin dhe abuzimin në barna dhe materiale mjekësore”, u shpreh Beqja.
Zh.
Comments
Korrupsionin nuk ebejne
<p>Korrupsionin nuk ebejne mjeketr dhe infermieret sic jemi mesuar te themi gjithmone kur ska pas shteti kellqe te kapet me drejtoret,. Korrupsionin e bejne horrat qe jane ne krye te QSUT-se dhe horrat qe vendosin vazhdimisht partite. Ishin horrat e LSI shpresojme te mos behen horra dhe keta qe ka vendos Beqja. <br />Nuk zgjidhen gjerat duke terrorizua stafin por duke i mundesuar te bejne punen duke u derguar ilace dhe rregulluar abientet. Nuk ka pse futet me kuc e me mac ne spital. Ska pse shkon robi per nje gjilpere ne urgjence, le te shkoje ne lagje. Keto te rregulloje Beqja mos merret me pordhe larte e poshte</p>
jane interesat ne
<p>jane interesat ne mes.........mos u lodhni. po te duash 6 muaj behet shtet,gjendja e jashtezakonshme do masa te jashtezakonshme e pike.burra shteti ska...........</p>
PO SHIKONI NE FAQEN E
<p>PO SHIKONI NE FAQEN E MINISTRISE KE MBAN AKOMA SEKRETARE TE PERGJITHESHME KY I RILINDJES?</p>
Add new comment