“Stop devijimit të Radikës”! Shqiptarët, letër OKB-së e qeverisë së SHBA: Të mos lejohet devijimi i lumit

Megjithëse qeveria shqiptare ka premtuar se do ta kapërcejë problemin, shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës dhe Tiranës janë të vendosur duke përdorur të gjitha mjetet demokratike se nuk do të lejojnë devijimin e lumit Radika për ndërtimin e hidrocentralit të Lukovës, pasi kjo është në dëm të banorëve të këtej kufirit. Thirrjet për protestë dhe ftesat për pjesëmarrje po bëhen publike, përmes rrjeteve sociale, ndërsa ato do të mbështeten edhe nga pushteti lokal i komunës Dibër, por dhe Bashkia e Peshkopisë. Ndërkohë në Tiranë është krijuar edhe Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, që ka marrë përsipër sensibilizimin e kësaj çështjeje. “Stop devijimit të Radikës” është një prej parullave që janë vendosur në shumë zona dhe në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se nuk do të lejojnë devijimin e asnjë centimetër/kub të këtij lumi. Ata i bëjnë thirrje për reagim dhe qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, që të mos lejojnë zyrtarizmin e një projekti të tillë. Protestë kundër këtij projekti është mbajtur edhe në New York nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila i ka dërguar një letër selisë së OKB-së dhe qeverisë amerikane, duke argumentuar dhe dëmet që sjell zbatimi i këtij projekti, jo vetëm në devijimin e ujërave, por dhe në aspektin ekologjik. Një letër zyrtare i është dërguar dhe qeverisë shqiptare, që të mos e firmosë projektin e përbashkët me palën maqedonase.
Zh.
Add new comment