Shënim: Fjalimet kryeministrore të stërgjatura, të përditshme, vazhdojnë -- si në kohën e Berishës…

Gjatë 8 vjetëve të shkuara, pothuaj nuk kishte asnjë ditë që televizionet informative të mos trasmetonin drejtpërdrejt një fjalim të stërgjatur të Kryeministrit Berisha, të mbajtur në ndonjë tryezë të rrumbullkaët ose takim me X apo Y grup/institucion. Kjo traditë po vazhdohet edhe nga Kryeministri Rama, i cili sot, për shembull, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e administratës tatimore. Në këtë takim, ai theksoi se në mënyrë urgjente duhet të ndryshojë sjellja me biznesin, se administrata duhet t’u shërbejë sipërmarrësve, se është koha që biznesmeni të vendoset në piedestalin që i takon, etj., etj., blah, blah, blah, etj., etj.
Duket se kryeministrat shqiptarë vuajnë nga sindroma e fushatës së përhershme elektorale – fjalime të stërgjatura, të përditshme, pafund, të transmetuara drejtpërdrejt në televizionet informative. Për krahasim, Kryeministri britanik David Cameron ka mbajtur vetëm 13 fjalime kryeministrore jashtë parlamentit, brenda Britanisë së Madhe, në 4 vjetët e fundit.
Shpeshtësia e fjalimeve thjesht zvogëlon peshën e fjalës...
E.Zaloshnja
Comments
Nuk e ke tamam drej

Nuk e ke tamam drej Zaloshnja. Ti je djale i zgjuar. Dyhet te thellohesh pak me shume ne vezhgimet e tua.

Pjesen me te madhe te fjalimeve Berisha e kishte zakon ti mbante ulur ne karrike para ministrave te tij, ne sallen e Keshillit te Ministrave me koke te kthyer nga e djathta, duke i folur ne fakt popullit, per ti mbushur mendjen.

Kjo nuk ka filluar te ndodhe akoma me Edi Ramen. Nuk ka asgje te keqe qe Kryeministri shkon te takoje punojesit e nje agjensie qeveritare dhe mban aty nje fjalim. Si te mos flase thua ti? Qe fjalimin fillojne e japin pastaj televizonet mbare, pro dhe kundra qeverise, madje aq here sa te mundin brenda 24 oreve, ky nuk eshte faji i Rames. Te pakten ai nuk shikon nga kamerat (si Berisha) por nga ata te cileve po u flet.

Problemi qe ndron tek servilizmi dhe paaftesia e mediave. Por gjithsesi nuk eshte aq anormale. Edhe kur shkon Obama te takoje trupat ne ndonje baze ushtarake, e mban nje fjalim (pa pare nga kamerat), dhe televizionet amerikane e japin.

Ti duhet ta dish kete pune se ke qene edhe ne Amerike.

Tung

per çka thua ke deri diku te

per çka thua ke deri diku te drejte, por ai le tu thote mediave te mos e bajatin dhe nuk ka pse i therret per mbledhje pune. Nga vete menyra festive e organizimit te mbledhjes , si "takime gju me gju me popullin" kuptohet qe jane per tu dhene gjithe diten.

Ju te majtet beni mire ti toni Edvinit se populli do te filloj te mbylli ekranin, sidomos po u vazhdua me leksione e suksese "nga fitorja ne fitorje" pa filluar ende puna.
Populli thote "Fjale shume e thesi bosh".

Po cne kjo shprehje

Po cne kjo shprehje pergjithesuese "Ju te majtet..." bre Eno. Krej pa lidhje.

Jo vetem qe une nuk jam i majte, por as Berisha nuk eshte i djathte. Eshte gallate e madhe ne Shqiperi me keto krahet politike. Paramendo, kam qene vete deshmitar dhe me ka ardhur per te qeshur kur nje nga ata hamejt e Doganes se Tiranes, ne Laprake, thoshte plot mburrje "jam i djathte" duke dhene te kuptonte se ishte me Berishen. Sipas kriterit te atij tipit, e gjithe Bathorja, bashke me Kamzen, qe i kane zaptuar tokat sipas konceptit komunist te Reformes Agrare me dhune, na dalin te djathte. Sa per ta ditur ti Eno, komunistet e majte flasin me peremra vetore ne shumes "Ne" dhe "Ju".

Eshte pikerisht nga kjo ngaterese krahesh, qe e ka nxjerre deri me tani makinen tone nga rruga, sepse shofer Berisha kur co-pilotet i thone "kthesa qe vjen eshte djathtas", ai ja fut "majtas".

Po nejse,..., edhe ti ke mendjen tate. Tung

Berisha kur dilte ne tv ne

Berisha kur dilte ne tv ne 100 fjale 101 i kishte per te share opoziten dhe Edi Ramen. Ndersa ky i fundit vertet del po trajton probleme. Pra nuk eshte e njejta gje.

Shume e vertete!

Shume e vertete!

Ehhhhh, ... morrr shoke...!
Ehhhhh, ... morrr shoke...! Tani pushteti eshte i populllit tone heroik e servil. Tani lejohen vetem urrrrrraaaaaaa-te!
Dakort z. Zaloshnja, dakord,
Dakort z. Zaloshnja, dakord, por... Ka gjithmone nje por! Shqipetaret e mi te mire dhe te paditur po s'te pane ne televizor, qe te te konsumojne me pas ne 24 oret e tyre qe mund t'i mbushin vetem me llafe politike pasi te kene folur per gjithe fisin, shoqerine dhe ne fund politiken, nuk te perfillin ne mendjet e tyre te thjeshta, te ngarkuara me banalitetet e dites te cilave u japin shume rendesi si pasoje e mungeses se ngjarjeve qe do te meritonin vertet vemendjen e tyre. Parafolesit kane shprehur ndryshimet qe kane ndodhur tashme. Te tjera do te ndodhin, por nuk mund te ndodhin brenda nje viti ashtu si shqipetaret nuk behen angleze brenda vitit. Dhe ne fund te fundit kush kishte besuar se Rama do dilte ne media me pak se Berisha apo me rralle?! Le te shohim c'do te beje qe te angazhoje shoqerine ne pune te dobishme e me pas diskutojme serish.
Eh, na rrofsh oj Ana se na

Eh, na rrofsh oj Ana se na sqarove......

Kjo fotografi me pelqen

Kjo fotografi me pelqen shume, njeri me GRUSHT e tjetri me SHPULLE, lum si populli krenar Shqiptar.

Pse cuditeni? Pretendonit se

Pse cuditeni? Pretendonit se Rama ishte me i mire se Berisha. Njelloj jane vetem se uleshin ne krahe te ndryshem te parlamentit.
Te mblidhen te gjithe qelbesirat kunder Berishes dhe ja qe ndodhi e duket qe kemi akoma 1 Berishe ne pushtet.

Ky takimi i Rames me

Ky takimi i Rames me biznesmet, i djeshmi se sot ishte me administratet tatimore, ku km ishte i hipur mbi nje stol e u mbajti nje fjalim 2 oresh ca nejrezve qe ne fakt nuk i ka as nenpunes te tijet me dukej si Vasillaq Vangjeli te Sillo (Gjuetia e fundit). Filloi ti fliste per bilancet, per aktivitetin tregtar. Edhe pak do i thoshte a dini ju si behet biznesi (rakia) se ua mesojne une.

Jamë dakortë me skokëtë
Jamë dakortë me skokëtë parafolësë. Të dallë përëditë të flasë kryeministri. Përditë nga dy herë.
edhe une shoh qe Edi ka qejf

edhe une shoh qe Edi ka qejf ti shkruaje e lexoje gjate fjalimet,por e kuptoj deri ne njefare menyre.Fjalet ikin dhe i merr era,fjala e shkruar ngelet,ngelet edhe pas Rames,natyrisht qe ai aspiron te lere gjurme.Nuk i duhet marre per keq kjo mani,por si thote me lart nje komentues,fjala plot e koshi perplot me vepra.

Ke te drejte kesaj here,

Ke te drejte kesaj here, Zaloshnja...

Rilindasit rrezikojne ta merzisin, ta bezdisin, pastaj ta irritojne degjuesin/shikuesin, pashmangshem edhe

votuesin, nese vazhdojne ne kete menyre. Por dallimet dhe avantazhet sidosi duhen pranuar:

Berisha nuk konkurohej nga ndokush blu.

Perderisa kishte suksese, Berisha merrej me te qeshur, dhe aq pune i prishte: ai mbetej ne pushtet. Raportet me nderkombetaret i ruante favorshem dhe opoziten e shtyu drejtminimalizimit te shprehjes.

Rama i cenoi marredheniet me nderkombetaret. Fillimisht u hap shume, i shpalli te gjithe partnere strategjike, me te gjithe premtoi mbledhje te perbashketa, per te perfunduar vetem tek Imzot Thaçi i Prishtines!

Brenda vendit premtoi aq shume liri e transparence, sa shtypi e media (qe i konsideron etalon te vetes keto gjera) eshte mprehur t'ja vezhgoj e verifikoj keto premtime.

Rama po detyrohet te imitoj Berishen: Jo vetem po del vete pa pushim ne biseda e intervista, por po promovon edhe dy tri ministra qe duket se konkurojne ne elokuence me Ramen.

Gati gati mund te quhet: Qeveria qe flet bukur! Shume me bukur, se sa punon.

Berisha tashme konsiderohet pergjithnje i padegjueshem, por deri kur do zgjas suksesi i

Qeverise qe vetem flet bukur?

Lereni kryeministrin te
Lereni kryeministrin te shprehet, te flase dy a tre here ne dite.
Add new comment