“Polic koti” do të thoshte një fëmijë kur të mësonte se në konkursin për gradë nga 1000 policë fitojnë vetëm 19!...

Rezultatet më skandaloze në historinë e policisë janë arritur gjatë testimit të fundit, i cili vazhdon të zhvillohet në ambientet e Akademisë së Rendit për të fituar gradën “Kryeinspektor”, shkruan sot gazeta Shqip. Nga një mijë efektivë policie, të cilët mbajnë gradën “Inspektor” dhe kërkojnë të ngjiten një gradë më lart, vetëm 19 prej tyre kanë mundur të arrijnë dyshemenë e pikëve për të kaluar në procedurat e tjera. Bëhet fjalë për një testim me shkrim që po zhvillohet prej katër ditësh, ndërkohë që efektivët e kanë cilësuar tendencioz këtë “provim”, pasi atyre nuk u janë dhënë pyetje nga programi që u ishte dhënë për t’u parapërgatitur. Në këto kushte, për drejtuesit e policisë ka lindur një pikëpyetje e madhe se ku do të gjenden 600 efektivët për të plotësuar vendet, kur vetëm 19 janë siguruar nga një mijë konkurrentët e parë. Aktualisht kanë mbetur rreth 800 të tjerë të testohen, megjithëse shpresat duken tepër të vakëta. Por, burime pranë policisë shprehen se janë menduar tri versione se si do të veprohet, nëse situata nuk ndryshon sot dhe nesër, që janë dy ditët e fundit të testimit me shkrim.
Për më tepër lexoni: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/01/18/skandal-ne-konkursin-per-grade-fitojne-vetem-19-nga-1000-police/
Zh.
Comments
policat..... pyetjes (kush
<p>policat..... pyetjes (kush eshte kryeqyteti i shqiperise ) i eshte pergjigjur 89 perqind e policave. dmth 11 polica nuk e dinin se kush eshte kryeqyteti. 5 prej tyre jane pergjigjur qe kryeqytet eshte tropoja, dhe 5 kane thene se eshte skrapari. kurse njeri prej tyre nuk e dinte se c'eshte shqiperia. te gjithe keta efektiva u ankuan me te drejte prane keshillit drejtues te testimit, dhe u thane qe ata nuk kishin studiuar kete pyetje sepse kjo pyetje nuk ndodhej ne programin e pyetjeve qe ata duhet te studionin.</p>
Add new comment