Propozimi i nobelistit: Të ligjërohet shitja e veshkave, sistemi aktual nuk funksionon

Një propozim i ngjashëm me thirrjen për legalizimin e, fjala vjen, marijuanës. Por këtë herë fjalë është për legalizimin e tregtisë së veshkave, dhe propozimi që ka hapur shumë debate ka ardhur nga ekonomisti Gary Becker, fitues i çmimit Nobel dhe kolegu i tij Julio Elias në gazetën “Wall Street Journal”. Thelbi I këtij propozimi është i thjeshtë: Ka njerëz që për arsye ekonomike dëshirojnë ta shesin njërën veshkë; ka dhe pacientë që presin me dëshpërim dhe luftojnë kundër kohës, teksa zgjasin jetën e tyre me kurën e vazhdueshme të dializës. Ligjërisht, veshkat për raste të tilla sigurohen kur familjarët pranojnë që veshka nga viktimat e aksidenteve etj, të dhurohet për kauzën e shëndetësisë. Por kjo mënyrë nuk zgjidh dot listat e gjata të pritjeve për transplante. Sipas propozuesve, çmimi ”i drejtë” për një veshkë të shitur ligjërisht do të ishte rreth 11 mijë euro.
Shitja e veshkave është e ndaluar me ligj dhe trafiku ilegal i organeve luftohet gati në të gjithë botën. Në editorialin e dy ekonomistëve përshkruhen shifrat rreth donacioneve në SHBA, që shohin një listë pritjeje mesatarisht prej 4 vite e gjysmë për një veshkë, metodat e përdorura për shtimin e numrit të organeve të disponueshme, etj. “Asnjë metodë e përdorur sot nuk është në gjendje të eliminojë mungesën për veshka. Nëse paguhen dhuruesit për organet e tyre, do të mund t’ia dilnin mbanë. Në veçanti, me një çmim të mjaftueshëm për veshkat, numri i organeve të disponueshme do të rritej, duke mos rritur koston e transplantimit”, thonë Becker dhe Elias. Sigurisht, propozimi ka hasur në kritikët e tij, që thonë se ky legalizim do shtonte rradhët e të varfërve që do viheshin në presion për të shitur organet.
a.k
Comments
Ktu ka tradhti burra. Hashimi
<p>Ktu ka tradhti burra. Hashimi me Ramushin patjeter e kane paguar per te ligjeruar kete fenomen dhe do t'i hyjne perserri ketij biznesi qe e filluan pergjat bombardimeve te provinces se Kosoves.</p>
Bravo Titi bravo , mos je gje
<p>Bravo Titi bravo , mos je gje zviceran filosllav ti apo ndoshta shka e i biri i shkavt .</p>
Po te ishte ne doren time do
<p>Po te ishte ne doren time do i kisha varur keta dy tipat qe kane kerkuar shitjen e ligjshme te organeve njerezore. Nuk po njeh me kufij etike babezia e te pasurve ndaj te varferve. Tani duan tu marrin edhe organet, qe te jetojne edhe me mire dhe me gjate. Kur degjoj lajme te tilla se ç'me vjen nje mall per komunizmin...</p>
Add new comment