A.Vuçiç: Serbia ka bërë shumë gabime, e pranoj se kam qenë në rrugë të gabuar

Postuar në 21 Janar, 2014 12:52

Në orientimet e mia të hershme politike, unë kam lajthitur dhe kam qenë në rrugë të gabuar; gazetarin Slavko Curuvija e ka vrarë shteti dhe shumë njerëz do japin llogari për këtë; mentalitetit serb i mungon autokritika e kulturës protestante; serbët ushqejnë simpati për Rusinë, por destinacioni ynë është ai europian-perëndimor etj.

 Këto pohime i ka bërë zv.kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, që konsiderohet si politikani më i fuqishëm në vend. Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, turpërohet për të kaluarën e tij nacionaliste dhe bën një skanim objektiv të situatës (objektiviteti dhe një politikan serb rrallë herë kemi parë të puqen) në një intervistë ekskluzive për Frankfurter Allgemanien Zeitung.

“Është më mirë për të gjithë në Serbi të bëhemi objektiv dhe të thuhet me emër ajo çka ka qenë e gabueshme në Serbi. Edhe për serbët do të jetë më e lehtë të bëhen vetëkritikë. Ata tani mund të thonë: Kur Vuçiç e pranon se ka qenë në rrugë të gabuar, mund ta pranojmë dhe ne”, ka deklaruar ai për FAZ. “Neve serbëve na mungon etika protestante e vetëkritikës. Nuk jemi mjaft të vetëdijshëm dhe përgjegjës, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë”, ka theksuar ai. Dhe më tej, “Në dekadën e fundit, Serbia ka humbur shumë shanse. Ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë, veçanërisht me rastin e Kosovës dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Kemi ende periudha të vështira para nesh. Por, nëse dikush e sheh gjendjen në Serbi sot, do ta kuptojë se shumëçka ka ndërruar për të mirë”.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.