Ministri i Brendshëm: “Kriminaliteti, i lartë, por nuk është rritur”. Qeveria së shpejti me projektligje për armët

Postuar në 22 Janar, 2014 02:43

“Kriminaliteti vazhdon të jetë i lartë, por ai nuk është rritur”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin “Studio e Hapur” në të cilën ka bërë një panoramë të situatës së rendit në vend. Tahiri ka nënvizuar si arsye për këtë nivel krimi ekzistencën e shkaqeve parësore për të, si konfliktet për pronën, tendenca e vetëgjyqësisë, varfëri etj.. Ai ka hedhur poshtë akuzat e opozitës së sotme, duke theksuar madje se për disa vrasje të bujshme hetimet e deritanishme nuk provojnë shkaqe politike. Ministri ka paralajmëruar ndërkohë edhe një politikë tjetër për armëmbajtjen. Sipas tij, dy projektligje do të kalohen së shpejti për miratim, një për armët dhe një për përdorimin e tyre, ato të cilat do të japin një bazë ligjore për të kufizuar aktet kriminale. Madje do të ketë edhe javë të dorëzimit vullnetar të armëve, në këmbim të të cilave do të hiqen penalitetet.

s.z

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.