Shënim: Disa tentativa mjedisore dhe shpresa se nuk do mbeten reagime ministrash pas emisioneve investigative

Postuar në 21 Janar, 2014 15:38

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar gjuetinë me armët e gjahut për dy vjet, është një hap për t’u përgëzuar, sepse më mirë vonë se kurrë. Gjuetarë me dhe pa leje, vendas dhe të huaj, kanë bërë masakër mbi ato pak lloje shpezësh dhe kafshësh të egra që ende gjallonin në pyjet tona. Sot, ministri i Bujqësisë Panariti reagoi pas një investigimi të Fiks Fare, duke premtuar masa të rrepta ndaj përdoruesve të dinamitit në gjuetinë e peshkut, si dhe ndalimin e nxjerrjes së daterit, një molusk që rritet brenda shkëmbinjve nënujorë. Ato shërbehen nëpër restorante si delikatesë e shtrenjtë, dhe për nxjerrjen e pak copëve syresh, nxirret nga deti dhe thërrmohet një sasi e madhe shkëmbi. Menjëherë nëpër komentet e sajteve online është vënë re përgëzimi për këto hapa, qoftë dhe të vonuara. Por nuk munguan edhe sugjerime të tjera: Për ndalimin e përdorimit të rrjetave të peshkimit pranë bregut, e deri tek ndalimi i peshkimit natën me prozhektor. Vihet re një ndjeshmëri e rigjetur për mjedisin, dhe mund të konkludohet se nëse deri tani ka mbizotëruar indiferenca, kjo ka ndodhur nga mungesa e pranisë dhe ndëshkimit nga shteti. Mbase është momenti që kjo tendencë vetëshkatërruese të përmbyset. Por kjo do të varet kryekëput nga serioziteti i shtetit në ndëshkimin keqbërësve.

a.k

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Ne Vlore, kur ishim femije, peshqit i kapnim edhe me kavanoz buze detit. Nuk e imagjinoni se ça peshku kishte po te shkoje pak me thelle. Tani gjithe gjiri i vlores ka vetem gomma maqinash, kanaçe CocaCola dhe qeska plastmasi. Dhe eshte keshtu deri ne Karaburun. Te gjesh peshk ne det sot ne Vlore eshte njesoj sikur te gjesh shenja jete ne Mars.

1 - gjithe bregdeti i Karaburunit, i brenda dhe jashte gjirit, rihet rregullisht çdo nate nga tritoli per te nxjerre 2 cironka qe mund te kene ngelur

2 - gjithe bregdeti i Karaburunit, i brenda dhe jashte gjirit, çdo nate ke peshkatare ilegale me me bombola, qe si idiote qe jane, rezikojne jeten e tyre si nga kategoria e siperme ashtu edhe nga zhytja pa asnje lloj parametri dhe njhekohesisht kryejne nje gjueti te paligjshme. ne asnje vend te botes nuk peshkohet me bombola.

3 - e gjithe linja detare nga pas Karaburunit, Palase, Dhermi, Himare, Lukove,  eshte grire ne gjithe 15 vjeçarin e fundit nga peshkarexhaet e çameve qe peshkojne "a strascico" pra qe hedhin rrjeta thellesie dhe i terheqin ne ecje per milje te tera. ky lloj peshkim eshte ditruktiv per floren dhe faunen per me teper kur kryhet ne kushtet qe e bejne çemerit pa asnje dite pushim. deri para 20vjetesh ne Himare heret ne mengjes shikoje delfinet deri afer bregut, tani shikon keto karro qe nuk pushojne se gerryeri fundin e detit per 2 cironka dhe ndonje pale çizme.

Peshkimi ne Shqiperi duhet te kete nje STOP te mire 5 vjeçar qe te mund te kete shprese per brezat e ardhshem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.