Kukan e Vuljanoviç: Dikush duhet të paguajë për krimin e 21 janarit

Postuar në 21 Janar, 2014 17:32

"Ndiej trishtim dhe ndihem njerëzisht i prekur, sepse kjo solli njerëz të vrarë. Të vrarë në rrugë, çfarë shkakton tek unë përplasje ndjenjash të forta, nga njëra anë nga pikëpamja njerëzore, e nga tjetra një kujtesë ndaj ndërgjegjes sime për diçka që nuk është mbyllur._ KA THËNË SOT Eduard Kukan, kreu i delagacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, i intervistyuar nga Arta Tozaj.

Po Tozaj e Top-channel-it ka intervistuar dhe raportuesi për Shqiperinë, Nikola Vuljaniç, i cili shprehet se “është e njëjta gjë si kur bëhet fjalë për 4, apo 4000 apo 40 mijë njerëz. Ata njerëz u vranë pse dolën në rrugë e thanë çfarë deshën dhe kjo është e pafakshme. Dikush duhet të paguajë për këtë.”  

Intervistën e plotë dhënë Top-channel-it mund ta ndiqni më poshtë të plotë:
 

TCH: Zoti Vuljaniç, si politikan europian ju jeni takuar si me kryeministrin Edi Rama dhe me partnerin e tij në koalicion, kryeparlamentarin Ilir Meta, por jo me familjarët e viktimave të 21 Janarit që shohin ende nga Parlamenti Europian, çfarë u sugjeroni atyre, cfarë duhet të presin ata nga ju?

Nikola Vuljaniç: Parlamenti Europian  nuk ka gjë në dorë për këtë çështje. Ajo që ne mund të bëjmë këtu është të ngremë zërin dhe unë jam shumë i përgatitur vetë personalisht për ta ngritur zërin që kjo çështje të qartësohet. Kjo jo vetëm për familjarët e viktimave, sigurisht dhe për ta, por jo veç për ta. Por, sepse vendit i nevojitet një start i pastër. Vetëm start i ri i pastër. Ky është niveli zero e nga aty fillojmë. Gjithë burrat e këqinj më parë janë dënuar. Bukur. Ky është fillim i ri. Është diçka që duhet bërë. Duhet ta bëjë çdo vend, sepse kjo nuk mund të anashkalohet e të thuhet "nuk është fort e rëndësishme"'. Nuk funksionon kështu. E fsheh nën qilim, por të del sërish ndonjëherë, aty ku nuk e pret.     

Eduart Kukan: Ata familjarë nuk duhet të heqin dorë, pavarësisht cilësdo qeveri në Tiranë. Pavarësisht se kush është në qeverinë shqipëtare, është veç shkak për çfarë përballin. Ata duhet të vazhdojnë ta kujtojnë atë e të na e kujtojnë dhe neve. Ata duhet të bëjnë thirrje ndaj nesh, sepse ne jemi përgjegjës gjithashtu për të. Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ne bashkëpunojmë me Shqipërinë, kemi një dialog e duhet t'ua  kujtojmë atyre se si do zgjidhej kjo çështje në një vend anëtar dhe Shqipëria duhet të përgatitet për këtë. Ndaj për këta njerëz që vuajnë vërtet, duhet të vazhdojnë dhe unë i inkurajoj ata që të na inkurajojnë neve, në mënyrë që të marrin atë që ju takon në fund.

TCH: Meqënëse ndiheni përgjegjës z. Kukan, ndërsa i afroheni fundit të këtij mandati, a  keni ndonjë merak për çfarë keni bërë apo keni lënë pa bërë, ndaj të cilës do të fokusoheshit gjatë këtyre muajve të mbetur deri në zgjedhjet e Majit?

Eduart Kukan: Nuk mendoj se kam ndjesi faji për atë që nuk e kam arritur. Sigurisht, mund të bëhet gjithnjë më shumë. Por, unë jam përpjekur të jem sa aktiv dhe objektiv. Thjeshtë, kjo nuk solli rezultatet që prisja unë. Ky ishte problemi, e kjo nuk shkon veç për Shqipërinë, por dhe për vende të tjera të Ballkanit. Kam guximin të them se investuam shumë energji atje, shumë simpati personale dhe jo vetëm punën racionale të një politikani, por dhe këtë pjesën personale, sepse unë ndihem mik i vërtet i Shqipërisë dhe më vjen shumë keq për kohën e humbur në rrugën drejt Bashkimit Europian. E nëse do të kthehem përsëri, do mundohem të punoj për këtë, ta kompensoj vërtet e të jem më i dobishëm."

Re.Pu.

Comments

Submitted by martin (not verified) on

<p>Cfare pret o Edi Rama, me qarte se kaq nuk thuhet dot. Edhe sa do ta durojme vrasesin te tallet akoma me ata te mjeret qe iken por edhe me te gjithe ne?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.