Eksplozivi në makinë. Gjendja e kryekomunarit Berberi, ende e rrezikshme, thonë mjekët

Në fillim u krijua ideja se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Por sipas Shefes së Shërbimit të Politraumës në Tiranë, Lida Shoshaj, kryetari i Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar një operacioni të gjatë, pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në automjetin e tij. Sipas Shoshajt, traumat dhe dëmtimet që ka marrë viktima janë të rënda dhe masive. “Pati prezencë të trupave të huaj të dimensioneve të ndryshme, copa metalike, sfungjer, copa rrobash në pjesë të ndryshme të trupit. Iu nënshtrua një operacioni të zgjatur që në tërësi kaloi mirë. Situata e pacientit është e rëndë. I është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Nuk mund ta themi se është jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi mjekja.
a.k
Add new comment