“Përfshihet” në çështjen “Gërvalla” edhe Jusuf Buxhovi. Publicisti: “Nuk mund të manipulohet me emra. Drejtësia gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës ende nuk ka akuzuar UDB-në”

Duket se akuzat për vrasjen e vëllezërve Gërvalla në Kosovë po zbulojnë përherë e më shumë se më shumë sesa nevojë për të vërtetën , interesi qëndron te politika. Kështu teksa Donika Gërvalla hidhte akuza të forta për disa drejtues të politikës kosovare, më së shumti të krahut të UÇK-së, këta të fundit nuk munguan që t’i klasifikonin akuzat e Gërvallës si të motivuara nga interesi politik i formacionit ku ajo aderon. Por çështja duket se ka ecur edhe më tej në mjediset mediatike kosovare dhe në mjediset e rrjeteve sociale, ku pas gjase akuzat personale mund të jenë lëshuar në masë. Lidhur me këto, në qarkullim është vënë edhe emri i publicistit Jusfu Buxhovi, i cili ka dalë sot në emisionin “Rubikon” të gazetarit Adriatik Kelmendi për të sqaruar pozicionin e vet. “Ka ekzistuar një konfrontim i grupeve marksiste-leniniste në Gjermani. Z.Gërvalla më shumë ka qenë viktimë e këtyre përvijimeve. Ka pasur edhe mes shqiptarëve. Këto janë të dhëna të gjermaneve, të BND’së. Shumë informata të shërbimit informativ gjerman dhe shërbimeve tjera tregojnë se ka pasur një luftë mes grupeve marksist leniniste. Duket se vrasje ka të bëjë edhe me këtë kompleksitet. Gjermania ka qenë poligon i gupeve marksist leniniste. Nuk mund të manipulohet me emra, as me ata që zonja Gërvalla i përmend të ekzistojnë në hetimet gjermane. Ka pasur shumë rivalitete politike ndërmjet shqiptarëve në emigracion dhe shtoi se drejtësia gjermane për këtë vrasje ende nuk e ka akuzuar UDB-në”, ka thënë Buxhovi. “Këto akuza kanë filluar pas daljes në skenë të LDK –së dhe qëllimi i tyre është njollosja e LDK –së dhe e veprimtarëve të saj”, ka vazhduar ai. Të gjitha këto pasi në disa portale kosovare, emri i Buxhovit është lakuar si ai i një njeriu që bashkëpunonte me UDB-në, madje se ka qenë pjesë e organizimit të hetimeve prej saj. Ai i ka hedhur të gjitha poshtë këto. Është interesant fakti se krahas këtij debati që po shoqëron mjedisin publik kosovar, po zhvillohet edhe një debat, disi më i zbutur, për figurën e Ibrahim Rugovës dhe rolit të tij në histori. Së pari, ishte Rexhep Qosja, para disa javësh ai që doli me teza të forta kundër Rugovës, duke krijuar kështu shtegun e një debati që synon të instalojë disa klishe historike.
Më shumë në: http://koha.net/?page=1,13,172827; http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,132437
s.z
Add new comment