Kongoli flet për qëndrimin e tij kundër protestës së opozitës më 2009: “U lëndova nga reagimi. Ky ishte mendimi im”

Postuar në 23 Janar, 2014 03:08

Në tetë vitet e fundit në Shqipëri u përvijua një praktikë e re nga politika. Ajo e përfshirjes së emrave publikë në përcjelljen e mesazheve që përndryshe, nuk gjejnë jehonë në formën e e zakonshme të komunikimit ndërpartiak. Kështu në kohën kur PS-ja ishte në opozitë, ish-mazhoranca përdori peticione intelektualësh që apelonin ndaj opozitës për të mos kaluar në protesta, greva etj.. Në fakt, në një farë mase edhe opozita iu kundërpërgjigj kësaj praktike. Lidhur me një episod të këtillë ka folur sto të “Gazeta Shqiptare” shkrimtari Fatos Kongoli. Ai është pyetur mbi qëndrimin që ka mbajtur lidhur me protestën e deputetëve të opozitës e ndaj të cilës ai doli kundër. Reagimi asokohe ishte shumë i ashpër. Ja si e përcjell Kongoli sot pas 5 vjetësh:

“Më kujtohet dhe më vjen keq. Është një moment  që e kam menduar shpesh edhe vetë. Unë jam shkrimtar, në librat e mi nuk ka politikë, aq më pak anësira politike dhe nuk dua të zgjatem në këtë. Por ka një gjë: ne duhet të pranojmë se kushdo qoftë ka bindjet, mendimet dhe opinionet e veta. Kushdo nga ne, vjen një çast e ndjen për detyrë ta shfaqë atë që ndjen, pavarësisht në e ka mirë apo gabim. Sinqerisht u ndjeva i lënduar nga reagimet që pati për qëndrimin tim. Nuk ishte refleks i çastit, ishte i menduar. Ky qe mendimi im, nuk mund të thosha ndryshe. Për oportunizëm mund të mos kisha pranuar të flisja për çështjen: të thosha, jo, nuk dua të shprehem. Por mua më erdhi turp ta bëj këtë kur kisha një mendim për ngjarjen”

s.z

Comments

Submitted by Koço Gj. (not verified) on

Eshte e paimagjinueshme qe Kongoli te ngrihet ndonjhere kundra  ndonje pushteti. Ceshtje kodesh dhe vlerash morale...

Submitted by katarakti (not verified) on

Hajde se do ta rregullosh politiken tani.Sa te shpifur qenkan keta shkrimtaret. Pa dinjitet. Bythelepires te çdo pushteti.

Submitted by Delli USA (not verified) on

Dakort zoteri,por per vrasjet e 21 Janarit a nuk u revoltua sa do pak qenja e juaj humane per ata te pfajshem qe pushkatoj shteti qe ti mbrojte ne 2009-en?! Jo zoti Kongoli,megjithe respektin per cfar keni shkruar,kur vjen puna ne politiken e dites sa do qe te kamufloheni jeni thjesht nje nga berishistet.

Submitted by Kur s'ke respek... (not verified) on

"Ate e merr lageshtira shpejt...", keshtu thone per njerez te tille.

Asnjehere nuk ka thene nje fjale kunder se keqes pushteterore, absolutisht asnjehere.

Edhe librat e tij keshtu jane, personazhet i ngjajne autorit: nuk kane respect per vete, per jeten qe bejne,

madje pendohen qe kane jetuar!

Submitted by Endri (not verified) on

I ke kuptuar shume pak te pakten personazhet e tij se per autorin nuk e njoh qe te jap mendim...

Submitted by natyralisti (not verified) on

z. Kongoli,Ne pajtim me karakterin tuaj,ju flisni shume ne pergjithesi.Mendoj se si njeri i letrave duhet te jeni me konkret.Shkrimtaret e vertet jane perhere ne opozite me qeverine dhe jo lajkatare te saj si puna juaj.Nuk ju kemi ndigjuar asnjehere te flisni kunder shume krimeve,korrupsionit,hajdutllekut,shkaterrimit dhe tradhetise ndaj atdheut nga qeveritaret e vendit gjate dy dekadave te fundit.Nuk ju kemi ndigjuar te shpreheni konkretisht per: 21 JANARIN E 2011,PER GERDECIN,PER SHITJEN E DETIT,PER VJEDHJET E VOTAVE,PER GRUSHTIN E SHTETIT ME 1998,PER KORRUPSIONIN GALOPANT,PER SHITJEN E PASURIVE KOMBETARE etj.etj.Per mendimin tim ju jeni as me shume e as me pak por  nje individ ne profesionin e mesuesit te  matematikes per te cilin jeni diplomuar, i mbyllur ne guasken e kermillit,qe nxierr koken here pas here ne mot te kthjellet per te pare drejtimin e eres nga duhet ecur.

Submitted by XY (not verified) on

Kongol

Ata qe kane mendimin e vet, nuk i bashkohen zakonisht turmave (peticioneve), sepse mendimi individual eshte aq i vecante, sa nuk behen dot dy te njejte. Ashtu si "finger print" qe perdoret per identifikim fizik, mendimi, kur te behet i matshem, mbase do te perdoret per identifikim shpiteror.

Nuk ka mundesi qe njeriu te thote te njejten gje qe thone edhe qindra te tjere njekohesish, nese nuk po thote ato sende qe i kane thene te thote.  Qe me gojen tende i ke thene, kjo nuk ka dyshim, por qe te kete qene mendimi yt, kete sma merr dot mendja, sepse i bie qe ti te kesh menduar njesoj si Zhani Ciko e ca e ca te tjere, gje qe smund te rastise.

Po edhe sikur te kesh pasur mendimin tend, e cfare pastaj? Spaskan te drejte ata, qe te paskan lenduar ty, te kene mendimin e tyre per ty dhe per mendimin tend karshi qendrimit te opozites. Eshte krejt njesoj Fatos, varet vetem nga cila ane e litarit qe "ngrehet" jemi.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Per mua eshte nje shkrimtar pervers .... politikisht eshte tjeter ceshtje ; ka te drejte te shprehet sic ndjehet !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.