Çështja “Olldashi”, prokuroria do sqarojë vendndodhjen e dëshmitarëve

Postuar në 23 Janar, 2014 02:55

Çështja “Olldashi” vijon të jetë nën hetim për zbardhjen e plotë të saj. Gazeta “Shqip” ka përcjellë sot një informacion, referuar burimeve në Prokurori, sipas të cilit, organi i akuzës është duke hetuar vendndodhjen e dëshmitarëve dhe deputetit para aksidentit. Gazetari Sokol Çobo shkruan se fakti që Prokuroria e ka regjistruar çështjen si kallëzim dhe jo procedim lidhet me faktin se për këtë çështje prokuroria nuk po heton njeri, por gjithsesi, nisur nga shqetësimi publik dhe nga hamendësimet e medias për një person të dytë, ajo po bën verifikimet e duhura për  vendndodhjen e personave të përfolur. Kështu do të merret në konsideratë dëshmia e shoferit të Olldashit që është personi që ka lajmëruar i pari për ngjarjen, por edhe fakti se ku ndodhej Olldashi më parë, do të sqarohet edhe vendndodhja e policëve që shkuan të parët në vendngjarje. Duket se ky është edhe elementi i fundit që ka mbetur pa një përgjigje zyrtare në këtë ngjarje.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.