Dorëhiqen deputete të maxhorancës: PD: Janë kërcënuar nga burrat në listë

Një deputete e maxhorancës, e Lezhës, ka dhënë dorëheqjen. Gratë deputete të PD-së kanë bërë me dije sot në Kuvend se janë dhe dy gra të tjera që po bëhen gati të japin dorëheqjen. Dhe pas kësaj, ato kanë pretenduar se këto dorëheqje po bëhen nën presion nga burrat që janë në radhë pas tyre në listën e kandidatëve për deputetë, apo nga dikush tjetër në emër të tyre.
„Nuk është e vërtetë se gratë po japin dorëheqjen, ngaqë janë të sëmura; ato po japin dorëheqjen, ngaqë i kanë kërcënuar fëmijët e u kanë marrë peng vëllezërit“, tha Topalli. Ndërsa Majlinda Bregu ka theksuar të njëjtën gjë në fjalën e vet, të cilën e ka mbyllur me fjalët: „Bli vota, shit vota, bli deputetë e shit gratë!“
Re.Pu.
Add new comment