Forumi Mysliman hetohet për nxitje të urrejtjes, rrënimin e figurës së Nënë Terezës e sheh si bekim hyjnor(!)

Të rinjtë e Forumit Mysliman pritet të përballen me drejtësinë. Kundër tyre janë duke u kryer hetime për vepër penale të dënueshme deri në tetë vjet. Policia ka marrë autorizime për kryerje të hetimeve për shkak të një komunikate që ka lëshuar Forumi i të Rinjve Myslimanë pas rrëzimit të shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë, njofton “Koha Ditore”. Në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e FRM-së, Nëna Terezë është quajtur putë dhe maqedonase. Videot e sigurisë nuk dëshmojnë nëse shtatorja e nobelistes është rrëzuar nga dora e njeriut. Raporti përfundimtar pritet të dalë shpejt.“FRM, që ka kundërshtuar ndër vite procesin e dhunshëm dhe antiligjor të katolicizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ky forum që është pjesë e Lëvizës Islamike Bashkohu, drejtuar nga Fuad Ramiqi.
Zh.
Comments
E per c'fare do te hetohen?
<p>E per c'fare do te hetohen? Sepse ndoshta kane ''fuqi hyjnore'' dhe jane te lidhur direkt me Hyun per kete rrenim apo sepse kane thene se Tereza eshte pute dhe maqedonase? C'ka eshte e vertete. Nuk eshte vone qe te hetohet edhe Anton Kqira qe kosovaret i quajti ''qej me bisht'' dhe njerez me ''rrozga'' dhe kerkonte nga Milloshevici qe te shkonin qe te gjithe ne hanxhar.</p>
Add new comment