Klaus Rainhard, ish-komandant i KFOR-it, kur tregon mbi punën e tij në Kosovë, ndalet dhe në një detaj: si e nxori Solanën jasht nga zyra(!)

Gjenerali gjerman Klaus Reinhardt në një ligjëratë me studentët e Kolegjit ISPE ka rrëfyer për misionin e tij si Komandant i KFOR-it gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë. Ai ka folur për luftën, sfidat, problemet, rreziqet, storjet e ndryshme dhe bisedat prapa perdeve me liderë dhe personalitete të ndryshe botërore që i ngjanin një libri bestseller.Krahas të tjerave Reinhardt tregon edhe një detaj interesant, se si ka nxjerrë jashtë nga zyra Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solanën. “Në takimin e parë me zyrtarin e lartë të Brukselit, Havier Solana i kërkova atij gjysmë miliard dollarë për çdo vit, derisa ta stabilizojmë shtetin e Kosovës. Solana nuk u përgjigj pozitivisht. Ai tha se BE nuk ndan mjete financiare për shtete të cilat nuk janë anëtare të Unionit dhe vazhdoi të llomotisë, duke treguar se çfarë nuk mund të bëjë. I thashë dil jashtë, dhe ai më shikoi i habitur, dil jashtë, përsërita, dhe doli. Të nesërmen më telefonoi duke më thënë se kurrë në jetë nga asnjë personalitet nuk është pritur aq keq”.
“I detyruar për të çuar misionin në fund, vazhdon gjenerali, i drejtohem me të njëjtën kërkesë Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe Sekretares Madeline Albright. Clintonit i thashë se më duhen para. Ai më tha sa po don. I thashë se më duhet gjysmë miliard dollarë për çdo vit. Fillimisht ju dukën shumë, mirëpo kur i tregova se për 78 ditë bombardime kundër caqeve serbe, NATO-ja kishte shpenzuar 78 miliard dollarë, Clinton dha dritën jeshile”.
Komandant i KFOR-it, gjatë periudhës sa ishte në Kosovë, ka bërë 1385 vizita anembanë Kosovës dhe ka dhënë 732 intervista për mediat vendore dhe ndërkombëtare.
Shkrimi i plotë: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,132549 si dhe në http://www.lajmonline.com/sq/Politike/Rrefimi-i-Reinhar-t-per-luften-he-n-ertimin-e-Kosoves-45138
Add new comment