Shtohen zërat për një gjendje skandaloze në Universitetin e Prishtinës lidhur me punësimin, titujt dhe diplomat

Postuar në 24 Janar, 2014 03:18

Po shtohen zërat që komentojnë zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës. Dukagjin Gorani (PhD) nga Qendra Liberale Demokrate, në një intervistë për Gazetën Express, thotë se Universiteti i Prishtinës po shkon drejtë fundit të tij si institucion arsimor. Prej themelimit, punësimi në UP ka qenë privilegj i individëve dhe grupeve të afërta me pushtetin. “Deri në vitin 1990, lojaliteti ndaj pushtetit komunist të LKJ-së ishte vendimtar për t’u bërë profesor e doktor shkencash. Prej 1990 e tutje, lojaliteti ndaj grupeve politike në pushtet (qoftë ai paralel apo real) sërish mbeti kusht i punësimit dhe i arritjes së titujve akademikë. Kësisoj është edhe sot. Sot përballemi me skandale në UP me të cilat befasohet vetëm një budalla i painformuar. Titujt e falsifikuar dhe rryshfeti për regjistrime dhe nota kanë traditë të gjatë në këtë institucion. Këto që po shpalosen sot kanë ndodhur me qindra herë, gjatë gjithë këtyre dekadave. Këtë e di çdokush që ka ‘studiuar’ sado pak në UP ç’prej themelimit të tij. Andaj, të befasuarit e opinionit e shoh si akt të pasinqertë dhe naiv. Tekefundit, aq sa kanë faj profesorati dhe menaxhmenti, aq kanë faj edhe studentët dhe klientët e UP-së meqë së bashku e kanë ushqyer standardin e korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë. Njëra palë ka shitur nota e tituj, tjetra i ka blerë. Tutje, të dy palët kanë heshtur, të kënaqura me punën e kryer. Pak a shumë, kjo praktikë është e vjetër sa edhe vet UP—me atë që në vitet e pasluftës ajo mori përmasa qesharake”, thotë Gorani.

 Sot, sipas Goranit, nuk mund të punësohesh në UP nëse ke doktoruar në SHBA apo Britani, kurse mund të bëhesh profesor me tituj të falsifikuar e publikime të rremë të marrë në rrugë të pista dhe të errëta.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.