Një skenë që të kujton vitet ’90, 48 shqiptarë tentojnë të kalojnë nga Franca në Angli me kamion-frigorifer!

Ndalohen në një kamion-frigorifer 48 shqiptarë, cilët po përpiqeshin të kalonin për në Britaninë e Madhe. Policia e Francës gjatë një kontrolli rutinë ka mundur të identifikojë në kamionin-frigorifer, i drejtuar nga një shtetas rumun, 48 shqiptarë, midis tyre edhe tre minorenë, që po përpiqeshin të kalonin në mënyrë klandestine për në Britaninë e Madhe. Të gjithë u janë dorëzuar autoriteteve franceze, ndërsa policia britanike e kufirit, që po heton mbi ngjarjen, ka arrestuar shoferin e kamionit. Ndërkohë policia po punon për hetimin e këtij rrjeti klandestinësh.
“Ky rast dëshmon edhe mungesën e plotë të skrupujve të organizatave kriminale të përfshira në trafikun ilegal të njerëzve. Situata është akoma më alarmante kur në këto trafiqe përfshihen edhe të mitur, si këtë radhë”, ka thënë një drejtuesi i lartë i policisë kufitare evropiane.
Zh.
Add new comment