Dy ministra të qeverisë maqedonase, Saraçini dhe Ademi qetësojnë shqiptarët: Përfundimisht, nuk ka projekt për Radikën nëse s'doni ju

Postuar në 24 Janar, 2014 04:41

Pas gjithë asaj zhurme në politikën dhe mediat shqiptare, pas deklaratave besuese dhe mosbesuese të zyrtarëve të lartë shqiptarë, deri edhe te kryeministri Rama, është qeveria  maqedonase që vjen në ndihmë, duke sqaruar përfundimisht se nuk ka projekt për lumin Radika.

Dy ministra të Qeverisë maqedonase janë takuar sot me Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të kabintetit qeveritar, me të cilët kanë diskutuar për çështjen e shumëpërfolur të devijimit të lumit Radika. Pas këtij takimi, ministri i Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraçini, ministri maqedonas i Ambientit Jetësor, Abdilaqim Ademi, ministri i Jashtëm shqiptar Dimtir Bushati, ai i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, si dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, dolën në një prononcim për mediat.

Nga ana e tij, ministri i Ambientit Jetësor Abdilaqim Ademi, theksoi se bashkë me kolegun e tij ndodhet në Tiranë jo vetëm për të informuar, por edhe për të sqaruar se për idenë e vjetër që është vetëm në letër për devijimin e lumit Radika, nuk ka asnjë projekt apo studim për impaktin në mjedis. "Për sa kohë nuk ka një projekt dhe një studim të mirëfilltë, atëherë nuk ka nevojë për shqetësim. Në bazë të konventave ndërkombëtare, kur fillohet një projekt i tillë, në një fazë të caktuar duhet pyetur opinioni publik, si dhe duhen bëre bisedime me vendet fqinje", sqaroi Ademi.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.