Emigrantët shqiptarë në Greqi, peticion qeverisë Rama: Po na lini rrugëve pa zgjidhje

Postuar në 24 Janar, 2014 06:51

Prej muajsh autoritetet greke u mohojnë qindra fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi  kalimin e kufirit për shkak të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre që janë në gjuhën shqipe dhe jo në atë ndërkombëtare. Së fundmi problem për rinovimin e lejave të qëndrimit kanë hasur për shkak të fëmijëve edhe prindërit e tyre, që nuk rinovojnë dot në disa raste edhe  librezat e tyre shëndëtsore.“Kam problem me fëmijet. Më kanë lindur të dy në Selanik. I kanë dhënë gruas afat deri në datën 24 janar të largohet nga Greqia vetëm për shkak të toponimeve .Pse shkruhet Selanik dhe jo Thessaloniki. Do t’ju lutesha shumë autoriteteve shqiptare se po na ndajnë nga femijët për së gjalli”, tha Vasil Karroqi, emigrant.Të mbledhur në Selanik emigrantet shqiptarë janë shprehur se megjithë premtimet, ende nuk shohin hapa konkrete per zgjidhjen e problemit, ndersa periudhat kohore qe u japin ne dispozicion organet greke jane te shkurtra dhe ata detyrohen t’i cojne keto ceshtje ne gjykata duke shpenzuar edhe para. Ne fund te takimit te gjithe te pranishmit kane firmosur nje peticion drejtuar  Ministrise se Jashtme shqiptare dhe per dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama, me ane te te cilit kerkojne pershpejtimin urgjent te procedurave ne menyre qe emertimet e toponimeve ne certifikatat e femijeve dhe pasaportat te jene ashtu sic percaktohen ne marreveshjet perkatese nderkombetare.

Zh.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.