Cilat janë librat që duhen shpëtuar? Secili ka të vetët

Postuar në 26 Janar, 2014 05:27

Valbona Nathanaili e Mapos ka intervistuar një numër personazhesh, dhe u ka bërë të gjithëve të njëjtën pyetje: “Nëse do ju duhej të shpëtonit vetëm tre libra nga një bibliotekë që po digjet, cilët tituj do të zgjidhnit?” Dhe përgjigjet janë, siç pritet në një rrethanë të tillë, interesante e kureshtare. Janë të gjitha llojet e reagimeve, nga ai që përgjigjet: 1. Bibla; 2. Bibla; 3. Bibla e deri tek ai që veçon librat e lexuar qysh fëmijë, si “Një mijë e një netët”, apo “Djemtë e rrugës Pal”, apo … Sidoqoftë, në përgjigjet e dhëna mbizotërojnë librat, mbi vlerën apo rëndësinë e të cilëve ka një konsensus, siç janë librat të Dostojevskit, të Markezit, tw Çehovit, etj. Bruno Vespa, fjala vjen, ka veçuar Komedinë Hyjnore të Dantes, Don Kishotin e Servantesit dhe tragjeditë e Shekspirit. Tedi Papavrami ka zgjedhur “Les essays” të Michel de Montaign-it; “A la recherche du temps perdu” të Marcel Proust-it dhe “Shpirtrat e vdekur” Nikolai Gogolit. Përgjigjet e plota të personazheve të intervistuar mund t’i gjeni në linkun e Mapos http://mapo.al/2014/01/25/ne-kerkim-te-nje-libri-te-mire-librat-qe-zgjidhnin-31-personazhe-nga-bruno-vespa-tek-tedi-papavrami/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.