Gjergj Meta në Panorama: Zot, na liro nga fjala e dhunshme!

Postuar në 26 Janar, 2014 05:42

Nëse jeni duke folur në një sallë të mbushur me të rinj të shkollës së mesme, dhe jeni duke demonstruar tronditjen tuaj në rrethanat, kur dikush vret dikë ngaqë ky i fundit e ka sharë, si mendoni se do të reagojnë të rinjtë? Do të tronditen, gjithashtu? Apo do e mirëkuptojnë vrasësin? Nuk ka nevojë ta vrisni mendjen shumë. Është ndodhur Gjergj Meta, prifti publicist, në një sallë të tillë. Ka qenë në Rrëshen, dhe aty ka thënë pak a shumë se “është i tmerrshëm fakti që në Shqipëri vrasin dikë për një të shame”, duke e ilustruar idenë e vet me ngjarjen e bujshme të Shkozetit, dhe ka dëgjuar zëra nga salla që kanë shprehur mirëkuptim me vrasësin (nuk ka qenë të paktë ata që kanë folur). “Mirë ia ka bërë”, kanë thënë. Të tjerët kanë qeshur. Ndërsa dom Gjergji është shock-uar për herë të dytë. Këtë herë jo nga vrasja, por nga qëndrimi ndaj vrasjes.

Shkrimi që Gjergj Meta ka publikuar në Panoramën e sotme thotë më shumë se sa kaq, dhe ka për argument dhunën verbale në shoqëri. Ju mund ta lexoni në linkun http://www.panorama.com.al/2014/01/26/zot-na-liro-nga-fjala-e-dhunshme/

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.