Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës dhe i kabasë popullore, Laver Bariu

Postuar në 26 Janar, 2014 06:40

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës Laver Bariu, “Gjenerali i klarinetës”, siç njihet në të gjithë Shqipërinë. Muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si, “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.

Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, ndërsa në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”. Në nder të mjeshtër Laverit, bashkia e Përmetit ka vendosur në bulevard edhe një yll me emrin e tij.

Laver Bariu lindi më 2 maj 1929. Rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000.

Zh.

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

U prehte ne paqe !

Ishte i paharitshem me klarinen e tij

Ngushellime familjareve !

Submitted by genci (not verified) on

RIP Laver Bariu!  Gjeniu i muzikes popullore me klarinete!  Shqiperia humbi nje talent dhe njeri te mire!

Submitted by Gjon (not verified) on

Ishte me te vertete nje mjeshter dhe nje artist i madh qe, per fat, na ka lene trashegim  nje thesar te vyer,muziken e tij te magjishme me te cilen ai ka fituar pavdekesine artistike.

Nese nuk duam qe vendi yne te shkoje keq e me keq duhet qe te vleresojme e ti japim vendin e duhur shume artisteve dhe njerezve te kultures qe sot jane lene e ne harrese, te keqtrajtuar nga arroganca e politikes dhe e te paafteve.

Pikerisht sot po lexoja  shenimin ne faqen e Edmond Budines ne facebook dhe ishte e pamundur te mos i bashkoheshe dhimbjes se artistit per situaten qe perjetoi kohet e fundit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ikona e Permetit i lehtle qofte dheu, familjes ngushellime te perzemta

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.