Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës, por gjendja mbetet e nderë

Kryeministri i Ukrainës, Mikola Azarov, ka dhënë dorëheqjen. Njoftimi erdhi pasi parlamenti ukrainas ka hapur një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për protestat e fuqishme antiqeveritare. Azarov ka thënë se jep dorëheqjen në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik. Gjatë fundjavës, presidenti Viktor Janukoviç i ka ofruar postin e kryeministrit njërit prej udhëheqësve të opozitës, Arsenij Jatsenjuk, por ai e ka hedhur poshtë ofertën.Në prag të seancës së sotme, presidenti pro-rus ka takuar tre udhëheqësit kryesorë të opozitës, me të cilët ka rënë dakord që të shfuqizojë ligjet anti-protestë, të miratuara nga parlamenti, më 16 janar. Por sipas CNN, nga ana tjetër nuk dihet ende nëse presidenti e ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit.
a.k
Add new comment