Tahiri në komisionin e Sigurisë, Noka përplaset me Pjerin Ndreun

Postuar në 28 Janar, 2014 06:04

Përplasje e ashpër verbale nuk ka arritur të shndërrohet në përplasje fizike, falë ndërhyrjes së deputetëve të tjerë dhe punonjësve të Gardës së Republikës. Ngjarja ndodhi në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Sigurisë dhe protagonistët ishin Flamur Noka, nënkryetar i këtij komisioni, dhe Pjerin Ndreu deputet i PS-së. Objekti i mbledhjes ishte raportimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte thirrur në një seancë dëgjimore për vrasjen e dy vëllezërve në kufi me Greqinë por dhe për situatën kriminale në vend. Mësohet se konflikti verbal mes Pjerin Ndreut dhe Flamur Nokës ka filluar që gjatë mbledhjes.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.