Reagon S.Braho: Opozita të lexojë kushtetutën, unë nuk jam Fazlliçi që e uli Berisha mes sekreteve shtetërore

Ka reaguar pas akuzave disaditore të opozitës mbi çështjen e serverit të tatimeve, deputeti Spartak Braho. Në një deklaratë për mediat Braho u ka sugjeruar drejtuesve të opozitës dhe “ndonjë medieje që bën zhurmuesin” që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe statusin e deputetit, pasi sipas tij kanë treguar se nuk kanë njohuri nga ligjet.
Ndër të tjera Braho ka cituar edhe nenin tre të ligjit për statusin e deputetit që saktëson edhe kompetencat që i jep ligji për të kërkuar shpjegime nga organet shtetërore dhe ekonomike në rastet kur vëren se nëpunësit shkelin ligjin. Braho ka shtuar se çdo deputet në zbatim të ligjit është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale. “Unë nuk jam Damir Fazlliç, njeriu të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare”, kundërsulmoi Braho.
a.k
Comments
Une nuk i perkas opozites,

Une nuk i perkas opozites, dhe mes opozites dhe PS-se zgjedh Ps-ne. Por jam kurioz te di ca thote Kushtetuta per ata qe dalin me çanta ne televizion dhe thone se mbajne ne te prova te vjedhjeve, korrupsionit apo krimeve qe kane kryer politikanet. Ti nuk je Fazlliçi z. Braho, por as ne te tjeret nuk jei votuesit kamikaze te Berishes. dje e votuam listat e PS-se ku ti ben pjese, neser nuk e votojme me, po e pame se jeni njelloj te piste

Pra ty nuk te mjaftoi

Pra ty nuk te mjaftoi videoja, 21 janari, e cdo gje tjeter qe kishte thene Rama per Meten keto kater vjet per ta ditur se me ke po bente koalicion PS-ja, gjithmone duke supozuar se vete PS-ja eshte e paperfshire ne asgje?

Ata pikerisht se e dine qe do i votojne si ceco se militantet presin vendet e punes, prandaj sillen ashtu.

Pikerisht edhe per 21

Pikerisht edhe per 21 janarin, videon edhe çeshtje te tjera, njerez si puna ime kane votuar kunder PD dhe nuk kane votuar per LSI-ne. PS nuk gjen dot pune per te gjithe elektoratin e saj, as une dhe te tjere nuk kemi nevoje per pune ne shtet, dhe as Rama nuk na mban dot peng me ndonje dosje korrupsioni, spiunimi, certifikate pronesie apo apartamenti, mospagese dritash, taksash e te tjera si keto. As nuk i kemi dhene besen familjarisht PD-se se keta te tjeret jane komunista apo ku e di une. PS dh PD nuk kane te njejtin elektorat, keshtu qe edhe eshte mire te mos ndodhin skandale te tilla, se nuk ti fal njeri

Te mbeshtes ne kete postim->

Te mbeshtes ne kete postim-> per rritjen e pergjegjshmerise ne Deklarime Publike. Well said & thank you. Nuk eshte puna e deputetit te nderuar ti beje ''slap'' disa mediave-zhurmuese, por te jape llogari para tyre, vis a vis votuesit Shqiptar. Media - nga ana tjeter - mos beje funksinion pasqyre per cdo narcistik qe del me deklarata, Tu Shkule Dhembet ne Moment. Pyetjen qe ben -gj- eshte ajo qe do bere ''there and then''

- Zoti Deputet, ne a) keni fakte drejtohuni ne prokurorine e shtetit. b) duke bere shantazh politik po shkelni ligjet qe ju kemi veme ti ndiqni e permiresoni. c) cdo motiv tuajin, nuk jemi zedhenesit "e personit me cante" por ne perfaqesim te Interesave Publike e te lexuesve tone.

Xha Braho, shpjegimet

Xha Braho, shpjegimet kerkohen ne seance parlamentare e jo duke shkuar ne zyre pa lajmeruar askend apo "me urdher te kryeministrit" siç u tha. Mos i bej çorbe kompetencat e secilit, perndryshe i mbyllim te gjitha organet shteterore dhe ia leme kete pune ne dore Xha Brahos dhe Edi Rames.

Ti je yll o yll je. Je

Ti je yll o yll je. Je xhevahiri i i kurores se Ilir Floririt. Shyqyr qe te ka partia, se ç'do te benin pa ty?

ti aty more bandit nuk ishe

ti aty more bandit nuk ishe si deputet se nuk te digjet ty barku per komplote kunder shtetit. ti je personifikimi i antishtetit. ti je jo pjella e korupsionit por avokati i tij. tragjedi e madhe kjo e jona, rezuam salen per tju pare juve ne pushtet. turp tju vije, barkthare per te vjedhur e pushtuar. ju me ne krye ate kokepatellxhanin e skraparit qe don te beje te moderuarin, kur te gjith e dim si vjen e mban pushtet, duke manipuluar njerzit me primtime e duke ju mare lista me emra votuesish, per tju dhene me pas nje cope pune. keto kishe ne ate cante ti, lista emrash. mohoje po deshe se te sfidoj publikisht.

Add new comment