J.Buxhovi rrëfen: Përse Rexhep Qosja nuk iu afrua LDK-së ditët e themelimit

Jusuf Buxhovi, një prej aktivistëve të orës së parë që themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës, që më pas u mbiquajt “partia e Rugovës”, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Illyria në SHBA, ku ka folur për fillesat e kësaj force politike dhe prapaskenat e ditëve të para. Për Buxhovin, LDK-ja s’ka qenë kurrë pacifiste në kuptimin përkeqësues që tentojnë t’i japin sot. Ai tregon se si Ibrahim Rugova vendosi të garojë për kryesimin e partisë “pas miratimit të amerikanëve”, sesi autorizoi stërvitje ushtarake të grupeve kosovare në Shqipëri në bashkëpunim sekret me Ramiz Alinë etj. Buxhovi flet edhe për detajin interesant të afrimit të Rexhep Qoses për të kandiduar për për kryetar të LDK-së. Por ky i fundit, kërkoi fillimisht të njihej me listën e emrave të kryesisë së kuvendit nismëtar, dhe kur vuri re dy emra që nuk i pëlqyen, deklaroi se pa largimin e tyre, ai nuk afrohej. Në vijim, Buxhovi rrëfen raportet e Rugovës me Sali Berishën dhe Ukshin Hotin, gjendjen e sotme në LDK e Kosovë etj.
Lexoni më shumë në linkun: http://illyriapress.com/buxhovi-eshte-gabim-te-thuhet-se-ldk-ja-ka-qene-pacifiste/
a.k
Add new comment