Sipas një raporti dorëzuar në CIA, mbreti Zog kish marrëdhënie inçesti me njërën nga të motrat

Deklasifikimi i një numri dokumentesh me siglën “tepër sekrete” të CIA-s amerikane të viteve 1940-1960, ka mundësuar zbulimin e disa raporteve të vitit 1949 për mbretin Zog, që asokohe jetonte në Egjipt, nën mbrojtjen e mbretit Faruk të Egjiptit. Gazeta Dita shkruan në numrin e sotëm për një avokat amerikan në Nju Jork, i quajtur Edgar M. Church që mundi që të hynte në kontakt me familjen dhe oborrin e Zogut duke u bërë dhe përfaqësues juridik i interesave të Zogut në SHBA. Church e krijoi këtë lidhje falë gruas së tij Konteshës Margaret, që ishte kushërira e gruas së Zogut, Geraldinës. Për shkak të kësaj lidhjeje, avokati u pajtua nga familja mbretërore për të mbuluar çështje të familjes në SHBA, por paralelisht ai mbante në kontakt shërbimin sekret amerikan. Dhe nga ajo çfarë ndodhte në oborrin e Zogut, ka rënë në sy raporti që mban datën 16 shtator 1949, ku ndër të tjera krushku dhe agjenti Church raporton se mbreti shqiptar kishte një marrëdhënie incesti me njërën nga motrat e veta, Senijen (Zenide, një grua torollake por me shumë ndikim mbi mbretin, shkruan Church). Madje avokati amerikan i raportonte CIA-s se bashkëshortja e mbretit, Geraldina kishte dijeni të plotë mbi këtë fakt.
Pas publikimit të këtij lajmi në rrjet, reagimet rezultojnë të përziera. Por duket se mbizotëron akuza ndaj ish mbretit për paratë e rrëmbyera nga thesari i shtetit, ndërsa shprehet njëfarë distance për “merakun mbi jetën private”.
Raporti në fjalë mund të lexohet në anglisht, në linkun: http://www.foia.cia.gov/sites/default/files/document_conversions/1705143/OBOPUS%20BGFIEND%20%20%20VOL.%2014%20%20%28BGFIEND%20OPERATIONS%29_0037.pdf
a.k
Comments
Sa shume na interesonte kjo

Sa shume na interesonte kjo info !!!

Gjithe naten pa gjume kam menduar per 'zogun'...

Edhe Berisha shprehet se

Edhe Berisha shprehet se marrdheniet me te shkelqyera i ka me te motren, Mos valle edhe ky palaco e ben ate pune sepse incesti nuk eshte larg nga shkerdhimi qe i ka bere popullit te vete ky shkerdha i vicidolit.

Avokati, që paguhet nga Zogu

Avokati, që paguhet nga Zogu dhe punon për shërbimet inteligjente, i besueshëm sa më s'ka.

Po, thuaj shyqyr që e kemi edhe këtë çikë Zog që t'ia nxjerrim ujin e zi.

Shikoni Zogun e vogel

Shikoni Zogun e vogel (Princin) me mire!!!

Berisha na e ka bere dhurate edhe kete bcimsez dhe e shperlbeu familien e ketij dallkauku me prona te shqiptareve, (financa, punesime....etc) dhe media idiote shqiptare na jep lajme ROZ per princin dhe princeshen qe na kane rene si nga qielli (per te miren tone te perbashket).

Do te ishte mire qe ish - Pallati i pionerit tu kthehej femijeve te Tiranes dhe keta te nxireshin qe te punonin dhe te fitonin buken e gojes si cdo shqiptare tjeter.

o vaskë kush kujton se është

o vaskë

kush kujton se është agjenti or lali??

tom kruizi i misionit të pamundur apo roxher muri i xhejms bondit??si ta merr menja se të hyn në shtëpi duke të hapur derën kur ti sje aty e të shef çke bo javën e kalume??neriu më i afërt është spiuni më i mundshëm!është spiuni më i madh!!o lali mos shif filma po futju realitetit!!

përse nuk duhet të jetë i besueshëm avokati?sepse merrte dyrroga,apo tradhëtonte zogun??

kjo është puna e spiunit or shpirt"dorën në qafë dhe gishtin në myth"!!

ky të paktën ka qen spiun i mirë,nuk ka qen spiun komunist!!spiunat kapitalist,CIAs janë spiun të mirë!!vetëm ata të enverit,me në krye sigurimin e shtetit,janë të keqa!!

djalkë, e lexove raportin e

djalkë, e lexove raportin e avokatit, o?

për kë e ka shkruar atë raport avokati, o t'u mbylltë? për sytë e ty ezmer o?

lol

lol

Budallalleqe.

Budallalleqe.

nuk e besoj,Zogu ishte kaqol

nuk e besoj,Zogu ishte kaqol vertete,por Geraldina mund te kete shpifur ne ndonje muhabet grash,se ajo as e njohu Shqiperine fare dhe mentalitetin e shqiptareve.Ai sherbimi pertej oqeanit ka mbledhur nga te gjitha,te verteta edhe shpifje,madje shpifjet ne disa raste jane me frytdhenese sesa te vertetat.Nuk eshte e thene qe çdo gje qe gjendet ne dosjet andej eshte e vertete,se keshtu shkruhej kollaj historia,me e vertete eshte qe diversioni ka sherbyer per te rekrutuar ose perçare kundershtaret kur u nevojitej.Megjithese besoj se Zogu ka qene nje bej kapriçoz dhe kumarxhi e hajdut bashke,i pabese dhe pushtetar maskara,kete punen e inçestit mendoj se ia kane veshur kot.Kishte femra plot ai,ia sillnin nga Evropa me thase.

Add new comment