Gulen flet në BBC: Nuk kam urdhëruar ndonjë fushatë anti-Erdogan

Fethullah Gulen, kleriku islamik i konsideruar si kundërshtari kryesor i kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, foli në intervistën e parë në 16 vjet për BBC sot. Gulen mohoi që të jetë duke përdorur ndikimin e tij për të goditur qeverinë me çështje korrupsioni në nivelet më të larta. Gulen, i cili jeton në një azil të vetimponuar në SHBA, nuk pranoi se ka urdhëruar besnikët e tij në gjykata dhe polici që të nisin një hetim të gjerë, për të goditur disa prej figurave kyçe të qeverisë së Erdoganit. Gulen udhëheq lëvizjen opozitare "Hizmet" (shërbim). Kjo lëvizje propagandon një formë më tolerante të islamit, vendos theksin tek edukimi, altruizmi dhe puna. Për shkak të miliona ndjekësve brenda dhe jashtë Turqisë, 74-vjeçari Gulen ka fituar një pozicion vendimtar në shoqërinë turke, ndërsa konsiderohet gjerësisht si i vetmi person në gjendje që të sfidojë pushtetin e Erdoganit. Vetë Erdogani ka akuzuar ish-aleatin e tij Gulen për nisjen e një fushatë anti-qeveritare.
a.k
Add new comment