Shmanget rreziku i deflacionit, sipas Bankës së Shqipërisë

Postuar në 29 Janar, 2014 14:11

Banka e Shqipërisë nuk e uli normën bazë të interesit, duke e lënë në nivelin prej 3 për qind, pasi vlerëson se inflacioni vjetor për 2013-ën nuk ka rënë poshtë nivelit 1.5%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndërsa ka paraqitur raportin mujor të këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë theksoi se ulja e normës bazë të interesit në 2 vjetët e fundit u bë për të stimuluar ekonominë.

Fullani e ka cilësuar 2013-ën si një vit të vështirë për ekonominë e vendit dhe theksoi se defiçiti dhe borxhi publik gjatë këtij viti pati rritje të ndjeshme.

Sipas Fullanit, Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë me 2.3 për qind në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa shtoi se gjendja financiare e sipërmarrjeve mbetet e vështirë.

“Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Defiçiti dhe borxhi publik u rrit ndjeshëm. Zgjedhjet e 23 qershorit paraqitën një moment pasigurie për biznesin. Sistemi bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, pavarësisht nga rritja e kredive të këqija”, tha Fullani.

Sipas tij, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 2.3 % gjatë 3 mujori të tretë të vitit 2013. Ai gjithashtu theksoi se gjatë 2013-ës janë rritur shpenzimet buxhetore, ndërsa çmimet e shportës mbeten ende të larta.

Ndërkohë për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, viti 2014 duhet të jetë një pikë kthese për ekonominë e vendit, me politika stimuluese dhe duke vijuar me reformat strukturore.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.