Ish-kreu i SHIK-ut, Klosi: Po aplikohet një politikë e tensionimit

Postuar në 30 Janar, 2014 02:45

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Shekulli” në të cilën ka dhënë disa mendime të vetat mbi situatën e rendit në vend. Dy janë momentet kryesore të intervistës: së pari mendimi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që kreu aktual i SHISH-it, Visho Ajazi informon aktualisht edhe ish-kryeministrin Sali Berisha për gjëra që i interesojnë. “Nuk do të çuditesha fare që ai informon edhe Berishën për gjëra që i duhen”, ka thënë Klosi. Momenti i dytë është mendimi që ai ka dhënë për të shpjeguar situatën e krijuar me shpërthimet e njëpasnjëshme të mjeteve me eksploziv. “Për mua, kjo që po ndodh është një politikë që acaron situatën. Unë nuk i shoh të shkëputura”, është shprehur Klosi.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.