Snowden del nga ‘ilegaliteti’. Ftohet në Strasburg për debat, ndërkohë dy deputetë norvegjezë e propozojnë për çmimin Nobel

Çështja “Snowden” duket se po kthehet në një problem të vërtetë politik, ndoshta me pasoja afatgjatë për SHBA-të. Zbulimet e kontraktonit të CIA-s, kanë prekur marrëdhëniet diplomatike të Washingtonit, sidomos me BE-në, kanë nxitur një perceptim krejt të ri mbi atë sesi operojnë shërbimet sekrete amerikane, mbi të cilat krijohet ideja se kanë ambicien për të ditur gjithçka për këdo, por edhe kanë rënduar shumë imazhin dhe seriozitetin e agjencive amerikane të inteligjencës. Nëse fillimisht, Snowden, u trajtua me shumë kujdes nga rusët, sot ka ardhur koha, kur ai po kthehet në protagonist të “skenës së hapur”. Dhe dy ngjarje duket se janë domethënëse: së pari, të mërkurën ai është i ftuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për të folur në Strasburg mbi “survejimin dhe informimin” në një seancë dëgjimore që do të asistohet edhe nga zyrtarë amerikanë(http://en.ria.ru/world/20140129/187022183/Council-of-Europe-...) dhe së dyti, dy deputetë norvegjezë e kanë propozuar atë për çmimin Nobel për paqe(http://edition.cnn.com/2014/01/29/world/europe/norway-snowden-nobel-nomination/). Është një situatë sa e sikletshme aq edhe ironike, po të mbahet parasysh se një Nobel për Paqen në këtë rast do të “vihej përballë” Nobelit për Paqe të marrë nga Presidenti aktual i SHBA-ve, Obama, një vlerësim që u diskutua shumë në atë kohë.
s.z
Comments
Bravo Snowden, e meriton

Bravo Snowden, e meriton cmimin Nobel. Cirrja masken "superfuqise"

He me te lumte o Mesuesi i

He me te lumte o Mesuesi i Maleve, o Komisar i Drites, o Dritan Shkaba, ke harruar te brohorasesh: "POSHTE IMPERIALIZMI AMERIKAN" dhe "POSHTE SOCIAL-IMPERIALIZMI SOVJETIK" , ou harrova, kete te fundit e shpartalloi shoku Enver me gjithe PPSH....

Po te lexosh mire rastin

Po te lexosh mire rastin Snowden dhe ato qe thote ai, do biesh dakort me mua, jo per traplliqet e injorances tende, por per te vertetat. Ndryshe, pse eshte bere ceshtje kjo gje????

Ty te ka shpartalluar Enveri o plako, ejjj, imperializmit ja ke pi lengun, se komunizmit i hengre mune.

Ej me pergjigjesh dot se kush

Ej me pergjigjesh dot se kush i financon organizatat terrotiste, sidomos ate te rrezikeshmen????

Kur ta mesosh pergjigjen, do ta kuptosh qe ai imperializmi ta ka hyp siper ;)

Mbas aksionit tek ullinjte,

Mbas aksionit tek ullinjte, hajde sot ke veni se kemi mbledhjen e celules.....

Une jam me propozimin e dy

Une jam me propozimin e dy deputeteve norvegjeze.

Snowden,me sherbimin qe i beri njerezimit, e meriton

cmimin "Nobel".

Add new comment