Grevë 4- orëshe e punonjësve të transportit. Paralajmërohet grevë 24-orëshe

Postuar në 30 Janar, 2014 03:59

Sot është zhvilluar paradite greva e paraljmëruar e punonjësve të transportit duke provokuar një çrregullim në qarkullim. Të paktën në Tiranë efekti I grevës është ndjerë shumë pasi ai ka përfshirë edhe linjat e trasnportit të brendshëm, pra urbanët e linjës. Greva është zhvilluar nga ora 5: 00 deri në orën 9: 00. Drejtuesit e sinidikatës kanë paralajmëruar një grevë tjetër 24- orëshe nëse punonjësitë nuk do të paguhen. Ndërkohë rrogant kanë 2-3 muaj pa u dhënë. Një tjetër problem është edhe çështja e çmimit të biletës, e cila u propozua  të shkojë në 70 lekë, por duket se shifra finale do jetë 50 lekë dhe një subvencionim I naftës nga shteti.

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ne nje vend normal nje kompani transporti qe nuk paguan rrogat e punonjesve per tre muaj do humbte licensen ose do shtetezohej. Ne Shqiperi jo vetem qe nuk u hyn gjemb ne kembe, por perfitojne edhe rritjen te cmimit te biletes dhe nje subvencion per naften. Qershia mbi torte eshte qe nxjerrin ca &quot;sindikaliste&quot; te kerkojne rritjen e cmimit te biletes sikur punetoret kontraten e punes ta kene me publikun e jo me firmen.&nbsp;</p>

Submitted by Vinny (not verified) on

<p>Greve e shitur, si shume gjera ne kete vend&nbsp; fundja. Dhe me naivi e kupton qe greva ishte e urdheruar nga pronaret e kompanive te transportit, dhe nuk ka asnje lidhje me pagat e punonjesve. Cmimi u kerkua 70 leke qe te arrihej te 50 lekeshi qe eshte dhe cmimi&nbsp;ku realisht synonin&nbsp;operatoret. Truk i vjeter por qe funksionon, biznesi merr ate qe do, qeveria del sikur luftoi e mbrojti interesin e shumices kur realisht&nbsp;do behet&nbsp;pale ne kete vjedhje qe po i behet qytetarit.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>U bej thirrje te gjithe banoreve qe te udhetojne me mire ne kembe, nese rritet bileta. Une i pari do ta bej kete, megjithese dua mbi 1 ore te shkoj te vendi i punes. Perndryshe ne Shqiperine tone nuk do te kete ndonjehere shtet dhe me kete rast duhet te filloje te linde ndjenja e solidaritetit te njerezve me njeri - tjetrin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.