Strehimi-një mundësi, blerja e banesave në stokun e banesave të pashitura

Postuar në 30 Janar, 2014 02:58

Qeveria duket se do bëjë një përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemit të të pastrehëve. Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, Aida Martiro ka shpjeguar se mënyra që po mendohet është blerja e banesave në treg dhe mandej kalimin e tyre kundrejt një qiraje, ose lehtësim në marrje kredie për ataq që kanë nevojë. Mundësia po shikohet në atë që quhet stoku i banesave të pashitura. Martiro ka shpjeguar në një intervistë për “Shekullin” se aktualisht në treg stoku arrin ka indeksin 28%, ose ndryshe 12000 banesa. Të para do të hyjnë 12 familje të mbetura pa shtëpi pasi banesat e tyre u kanë kaluar ish-pronarëve. Martiro shprehet se Enti si një ndërmarrje me vetëfinancim mund të provojë edhe ndërtimin e banesave të reja.

s.z

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Jo keshtu,po ashtu ,deri tani vetem fjale ne nje kohe qe u be 1 vit qe njerzit po vdesin rrugeve.

Zgjidhja duhej te ishte urgjente ,jeni shume vone.

Submitted by LORA (not verified) on

Keni shume te drejte;zgjidhja e problemit te njerezve

qe ngelen ne qiell te hapur,pas aktit kriminal normativ

te dr.dhjeramanit qe favorizonte te drejten  e ish-pronareve e banesave

dhe groposte te drejten fondamentale te njerezve per nje strehe,duhet te jete sa me shpejt.

Mjafton ta cosh tek vetja kete hall kaq te madh,

per te kuptuar urgjencen e zgjidhjes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.