Raporti i UNESCO-s: 830 milionë analfabetë në mbarë botën

Postuar në 29 Janar, 2014 13:14

Arsimi duket se është një nga sektorët ku dështimi është në rrafsh global. Dojçe Vele shkruan sot se raporti i UNESCO-s “Arsim për të gjithë” që u prezantua në Adis Abeba jep disa shifra që janë vërtet alarmante. Kështu 57 milionë fëmijë në botë nuk shkojnë në shkollë, ndërkohë që 774 milionë të rritur janë analfabetë. Gjithsesi në lidhje me numrin e njerëzve që arsimohen ka përparime. Është cilësia ajo që ka pësuar përkeqësim. “përkeqësim ka pasur në fushën e shkollimit të mesëm, kështu numri i të rinjve që nuk shkojnë në shkollë vërtet që ka rënë në krahasim me vitin 1999 me 31%, por që nga viti 2007 ka mbetur i pandryshuar dhe kap shifrën e 69 milionë të rinjve në mbarë botën”, shkruan Dojçe Vele, ndërkohë që sipas përllogaritjeve të raportit të UNESCO-s kriza globale në fushën e arsimit dhe shkollimit i kushton bashkësisë ndërkombëtare deri në 129 miliardë dollarë në vit.

Më shumë në: http://www.dw.de/unesco-paralajmërim-për-krizë-globale-në-arsim/a-17392801

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.