Zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës, kandidat edhe Oliver Ivanoviç, megjithëse ndodhet në paraburgim me akuza për krime lufte

Katër subjekte politike nga të cilat dy shqiptare dhe dy serbe kanë vendosur të konkurrojnë për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, në zgjedhjet e reja që do të mbahen atje më 23 shkurt.
Zgjedhjet do të përsëriten meqë kryetari i zgjedhur në votimet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Kërstimir Pantiç, nga Nisma Qytetare Serbe, dështoi të japë betimin, duke kundërshtuar që t’u nënshtrohet ligjeve të Kosovës. Nisma qytetare SDP, ka kandiduar kryetarin e saj Oliver Ivanovic, pavarësisht se ai ndodhet në paraburgim nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime të pasluftës në Kosovë. Arrestimi i tij që ndodhi të hënën, nxiti reagime të përfaqësuesve serbë të cilët e cilësuan këtë një veprim më prapavijë politike. Në një komunikatë të kësaj nisme thuhet se kjo kandidaturë është dëshmi se Oliver Ivanoviç, “është i pafajshëm dhe mosvënia e kandidaturës do të nënkuptonte se ai ka frikë nga akuzat e pabaza dhe të turpshme”.
Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë edhe në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishte kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.
Zh.
Add new comment