Brukseli kritikon Gjermaninë

Postuar në 31 Janar, 2014 03:27

Zyrtarë të Brukselit kanë kritikuar ashpër masat e Gjermanisë për kufizimin e aksesit për qytetarët e BE-së në përfitimin e asistencës nga papunësia. Në një intervistë për “Der Siegel”, Komisioneri, Laszlo Andor kritikon “politikanët e paskrupullt” që po përpiqen të nxisin populizma. “Disa njerëz po përhapin gënjeshtra të qëllimshme. Ata shfrytëzojnë frikën e disa sektorëve të popullsisë”, shprehet Andor. “Në kohë zgjedhjesh dhe krize ekonomike goditja e emigrantëve është shumë e lehtë për populistët. Ka disa politikanë të paskrupullt që duan të përfitojnë nga këto ndjenja.” Debati në Gjermani, ashtu si edhe në Britani, ka nisur gjatë muajit janar pas heqjes së kufizimeve për qytetarët e Rumanisë dhe Bullgarisë. Shumë politikanë populistë kanë akuzuar emigrantët nga këto vende se po përpiqen të përfitojnë nga avantazhet e ndihmës ekonomike të vendeve perëndimore. Disa politikanë i cilësojnë ata “turistë përfitues”. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.