Paditet sërish ish-ministri i Mbrojtjes, Imami, për 500 tonë tritol të shitur një kompanie private. Por ai e ka quajtur këtë flluckë të radhës

Postuar në 31 Janar, 2014 01:54

Në kallëzimin e ri kundër Imamit rëndon abuzimi me shitjen e 500 tonë tritol nga ushtria drejt një kompanie private Akuza është ngritur sërish nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ky lajm bëhet publik nga deputeti i PS-së Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Balla thekson se ndër akuzat e këtij kallëzimi kundër Imamit, rëndon edhe abuzimi me shitjen e 500 tonë tritol nga ushtria drejt një kompanie private.  Kontrata është lidhur pa marre miratimin e MM, çmimi i shitjes prej 600 USD i aplikuar nga firma Babasi COO shpk, për blerësin në Bullgari, pa bërë asnjë përpunim të mëtejshëm të mallit, ka favorizuar blerësin, gjë të cilën shumë mirë mund ta realizonte ndërmarrja Meico.  Për veprimet e mësipërme në kundërshtim me ligjin, mbajnë përgjegjësi Arben IMAMI, ish Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Daniel Karanxha, ish-Drejtor i ULP Mjekes, Ministria e Mbrojtjes.

Pasi është njohur me këtë njoftim, Imami e ka quajtur si flluckë të radhës.

Zh.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; Hej dreq ! &nbsp;Keta i quajne fllucka, gjera te vockela shuma te tilla. Nuk e di cfare shumash i quajne serioze keta njerez ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.