Botime “shkencore” në revista fantazmë, tendencë edhe mes deputetëve të Prishtinës

Postuar në 03 Shkurt, 2014 14:19

Protestat studentore në Prishtinë, që kanë për bazë kualifikimet dhe titujt falsë shkencorë të shumë profesorëve, përfshi dhe rektorin Ibrahim Gashi, marrin një “zgjatim” politik jo dhe aq të habitshëm, kur tituj të tillë fantazmë kanë marrë edhe deputetët. Një nga kushtet më të sojme për marrjen e titujve shkencorë, është botimi i punimeve në revista të huaja. Por këto të fundit, shumica online, janë totalisht të dyshimta dhe botojnë gjithçka, mjaft të paguhen. Sipas Kohës Ditore të Prishtinës, John Bohannon nga Universiteti i Harvardit ka testuar vetëm pak muaj më parë më shumë se 300 revista shkencore në internet, duke u dërguar një punim të rremë shkencor. 157 revista kishin pranuar t’ia botonin punimin e rremë në shkëmbim të parave që derdhen në llogari të revistave të tilla që njihen si ‘revista me qasje të hapur’. Ato gjenden lehtë në internet, ku ka edhe lista të tilla ku paralajmërohesh për të mos botuar në to.
Televizioni KTV ka kontaktuar me deputeten e LDK-së, Afërdita Berisha – Shaqiri, por ajo nuk ka dashur të flasë për publikimin e saj në “David Publishing”, një revistë e rreme. Por, në Facebook ka treguar shumëçka. “Punimi ka gjithsej nëntë faqe, për ta botuar këtë punim unë kam paguar 570$ dhe jo siç thuhet nga KTV-ja 50$, dëshmi kam pagesën që e kam bërë në këtë xhirollogari nga Raiffeisen bankë në Bank of America”, ka shkruar Shaqiri në Facebook, duke vendosur edhe linkun e punimit të saj. 

 

Lexoni më tej në: http://www.koha.net/?page=1,13,173935

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.