Biznesmeni Karçini mohon të ketë urdhëruar vrasje. Por edhe sikur të vërtetohet, ligji parashikon 5 vjet burg, thotë Shqip

Shtypi i sotëm ka për temë kryesore mohimin që biznesmeni i gazit Ilir Karçini, i dyshuar si porositës për atentatin e dështuar ndaj rivalit të tij në biznes P.Bare, ka bërë para hetuesve ndaj kësaj akuze. “Me Baren kam pasur konflikte të hapura dhe të njohura, pasi më ka bllokuar disa herë anijet me gaz, me dëme prej miliona eurosh. Por unë u kam dhënë rrugë në mënyrë ligjore problemeve të mia, dhe Autoriteti i Konkurrencës më ka dhënë të drejtë”, ka thënë Karçini, duke shtuar se nuk i njeh as killerin J.Sinanaj dhe as ndihmësin e tij N.Gjokonaj. Lidhur me këtë çështje, një hap më larg shkon gazeta Shqip, kur arsyeton se përballë akuzës “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje”, edhe nëse kjo vërtetohet në gjykatë, i pandehuri merr maksimumi 5 vjet burg siç parashikon ligji. Sipas Shqip, ka një mundësi që ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku të bëhet avokati mbrojtës i Karçinit, pasi ky i fundit, i parë në mjediset policore pas arrestimit të Karçinit, nuk e ka mohuar diçka të tillë.
a.k
Comments
“Sigurimi i kushteve dhe

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje”, edhe nëse kjo vërtetohet në gjykatë, i pandehuri merr maksimumi 5 vjet burg siç parashikon ligji

Nuk jam jurist, por te them te drejten nuk e kuptoj, se si ai qe urdheron vrasjen futet vetem ne nenin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje”. Ne kete nen mund te futet ai qe siguron p.sh. tritolin, armen, makinen, etj. Por jo ai qe urdheron vrasjen. Ai eshte vrasesi i vertete dhe duhet te marre denimin maksimal.

Prandaj ka shkuar Sollaku

Prandaj ka shkuar Sollaku pra, qe te sigurohet qe ta kapi ky neni qe citon Respublica me lart, dhe jo ndonje tjeter nen qe ia hedh çelesat ne det. Kjo eshte Shqiperia: Ish kryeprokurori i pergjithshem behet avokat i atij qe akuzohet qe ka porositur e paguar nje vrasje. "Kemi kapur fundin", do te thoshte Mustafa Nano...

Pjesëmarrja në terrorizëm,

Pjesëmarrja në terrorizëm, Arabia cakton masën ‘Burg deri në 20 vjet’

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite deklaroi sot nënshkrimin e një dekreti që parashikon një dënim deri në 20 vjet burg për pjesëmarrje në luftime në vende të huaja dhe “anëtarësisë në grupe terroriste”

KOMENTO (2)

Add new comment