Zgjohet Gjika: Aludimet e Dervishit, të errëta e të rrezikshme

Postuar në 03 Shkurt, 2014 05:06

Nuk i kanë pëlqyer kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, aludimet e hapëta të prefektit të qarkut Besnik Dervishi, se i dyshuari si porositës i vendosjes së eksplozivit në makinën e tij i përket një “klani’ që mund të prekë nivele të larta. Në fakt kanë kaluar disa ditë dhe reagimi i Gjikës mund të quhet i vonuar. Gjithsesi, ai i kërkon Dervishit që t’i çojë të gjitha pretendimet e tij në organet e drejtësisë. “Prefekti para pak ditës bëri një deklaratë shumë të rëndë, me ca aludime shumë të errëta e shumë të rrezikshme. Në një dalje publike prefekti ka aluduar për një "klan" që ndodhet pas tentativës për goditjen e tij e të cilin, po sipas tij, "e gjithë Vlora e njeh". Dëshiroj t'i kujtoj z.prefekt, madje po të dojë, edhe nga pozita e zyrtarit që e ka mbajtur para tij atë post, se ai, si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë në qarkun e Vlorës dhe në qytetin e Vlorës, duke qenë se për shkak të detyrës duhet të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm e të klasifikuar, nuk mund të flasë me opinione e me llafe rruge, e ca më pak t'i amplifikojë thashethemet e ligësitë, duke i humbur rrugën e duke ia ngatërruar pistat hetimeve që po kryhen”, shprehet Gjika.

 

Lexoni më tej në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/gjika-prefekti-dervishi-ka-bere-aludime-te-rrezikshme-akuzat-ti-coje-ne-prokurori-170888.html

a.k

Comments

Submitted by dok. prof al (not verified) on

<p>kokrra hajdutit.</p>

Submitted by dajti (not verified) on

<p>Po ky çpati, pse i djeg? Te japi njehere llogari per pislleqet qe i ngarkon prokuroria dhe pastaj te beje te ndershmin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.