“Banda e tritolit”, ka edhe një killer i dytë në grup, por ka edhe një kupolë të mirëorganizuar ende të pazbuluar, shkruan Dita

Grupi i tritolit dyshohet se ka pasur edhe një killer të dytë, i të njëjtit kalibër si i penduari Julian Sinanaj. Shefat e kupolës së organizatës, i përdornin ekzekutorët për të realizuar punët e tyre të “interesit” dhe kur diçka nuk shkonte, i përdornin kundër njëri-tjetrit killerat për të zgjidhur problemet, por edhe për të fshirë gjurmët.
Gazeta “Dita”, dje dhe sot jep të dhëna të reja se pas atentateve në trekëndëshin Vlorë-Tiranë-Durrës qëndron një grup i mirëfilltë i organizuar dhe me skemë të qartë organizimi në veprim. Për momentin janë zbërthyer grupet e ekzekutorëve, mbështetësi, ndërmjetësit dhe deri diku gjysmë-porositësi. Por mbeten të panjohur kreu i “Kubesë” dhe i besuari i tij. Burime nga grupi hetimor thanë se nga faktet e grumbulluara dhe dëshmitë, rezulton se grupi ka më shumë se një killer. Pra ka një grup ushtarësh të rekrutuar që rriten si killera dhe paguhen mirë, por që kanë edhe njohje nga armët dhe lëndët plasëse. Për momentin hetuesit kanë arritur deri tek i dyshuari J. M., si një ekzekutor i dytë i grupit.
Aktualisht Sinanaj ka marrë përsipër vrasjet e Sokol Veizit, Agron Çelës, atentatet me tritol ndaj Ardian Kollozit, Besnik Dervishit, ndërtuesit Ermal Brahimaj dy herë dhe po tentonte të hiqte qafe një biznesmen gazi me aktivitet në Durrës dhe banues në Tiranë. Por mbeten mister ngjarjet e tjera me të njëjtën skemë ekzekutimi. Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi më 2011, plagosja e kryekomunarit Fredo Berberi pak javë më parë, vrasja e biznesmenit të ndërtimeve Xhemal Çela në Durrës dhe disa atentateve të tjera paralajmëruese ndaj oficerëve të krimeve apo drejtues vendorë në Vlorë. Dora duket e njëjtë, por Sinanaj ka mohuar. Ndaj edhe hetuesit dyshojnë se qëndron një tjetër killer me ndihmës, që pritet të zbërthehen në vijimësi. Aktualisht të gjithë personat i ruhen njëri-tjetrit, sepse ndihen të kërcënuar dhe duan të pastrojnë gjurmët, shkruan Dita.
Zh.
Comments
Cfare eshte kjo keshtu?

Cfare eshte kjo keshtu? Une, apo kushdo tjeter qe planifikon te eleminoje dike, me ana te ketij grupi, nuk e ka te veshtire ta gjeje ate. Mjafton te kete leket per te paguar vrasjen. Gjithe ky shtet, gjithe keto struktura, me polici, SHISH, prokurori, etj., nuk arrijne te marin asnje sinjal nga kjo organizate. Atehere, deduksioni eshte: kriminelet kane patur dhe kane mbeshtetje ne shtet dhe strukturat e tij.

Add new comment