Zjarr në burgun e Rrogozhinës, 20 të lënduar. Përjashtohet mundësia e një zjarri të qëllimshëm, shkak, pakujdesia e një të burgosuri me cigare

Postuar në 01 Shkurt, 2014 03:47

Një zjarr ka përfshirë mbrëmë (31.01.2014) ambientet e Burgut të Rrogozhinës. Drejtues të burgut mohojnë që rënia e zjarrit të ketë lidhje me ndonjë përpjekje të të burgosurve për të shpërqendruar gardianët dhe për të realizuar një arratisje. Mësohet se zjarri ka rënë në një nga qelitë e njërës prej godinave dykatëshe, ku ndodhen të dënuarit. Fillimisht u deklarua që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, në njërën prej godinave të burgut, ndërsa një tjetër informacion i dhënë nga drejtues të burgut flet për shpërthimin e një bombule gazi, që mbahej prej të dënuarve brenda qelisë. Së fundi merret vesh se shkak ka qenë një igare e një të burgosuri.

Forca të shumta të policisë së Kavajës dhe Tiranës, por edhe forca speciale kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke shmangur zhvillime të tjera e duke vënë nën kontroll situatën.

Si rezultat i zjarrit kanë mbetur të asfiksuar disa prej të dënuarve. Afro 20 të dënuar deklarohen se kanë pësuar djegie, si dhe janë asfiksuar nga tymi. Ata janë dërguar në spitalet e Rrogozhinës, Kavajës dhe 2 prej tyre në Durrës, në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore.

Burgu i Rrogozhinës kategorizohet si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion paraburgimi, dhe ka një kapacitet akomodues për 340 persona.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.