Tejkalohet parashikimi për 2013-n, borxhi vlerësohet 70.5% e PBB

Postuar në 31 Janar, 2014 07:55

Për vitin 2013, borxhi publik vlerësohet të ketë arritur në shifrën 70.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PPB), duke tejkaluar pritshmërinë e Qeverisë. Gjatë muajit shator, Qeveria e majtë, e cila sapo kishte marrë mandatin, kishte parashikuar që borxhi publik do të ishte 68.5% e PBB-së, shifër kjo që përfshinte edhe detyrimet ndaj sipërmarrjeve.  Por pas rishikimeve të kryera nga Ministria e Finanacve, të cilat janë botuar në Kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2015-2017, borxhi llogaritet të arrijë vlerën 70.5% të PBB-së.
Risia e buxhetit 2014 të hartuar nga Qeveria e majtë ishte shtimi i zërit të detyrimeve që Shteti kishte ndaj sipërmarrjeve, për shërbimet dhe punimet e kryera nga këto të fundit. Për sa i përket vitit 2014, Qeveria është angazhuar t’u shlyejë bizneseve 35 miliardë lekë detyrime. Duke njohur detyrimin ndaj biznesit erdhi edhe vlerësimi më i lartë se sa parashikohej i borxhit publik. Për vitin 2013, borxhi i përgjithashëm i Qeverisë rezulton të jetë 61.3% e PPB-së, ndërsa borxhi jashtë treguesve fiskalë rezulton të jetë 9.2%. Pra në total borxhi publik për vitin 2013 vlerësohet të jetë 70.5% e PBB-së.
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, borxhi publik do të vazhdojë të rritet duke kapur shifrën 72% të PBB-së për vitin 2014. Ndërkaq, ulja e borxhit publik parashikohet të ndodhë në vitin 2015. Në bazë të vlerësimeve të ekspertëve të Finanacve për vitin 2015, borxhi publik parashikohet të jetë 71.7% e PBB-së, për vitin 2016 parshikohet të jetë 69.2% e PBB-së dhe për vitin 2017 parashikohet të jetë ulur në 65% të PBB-së.

Zh.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.