Hoxha: S’më thotë vetëm Berisha 'bravo'. Zheji: SMS-ja nuk ishte e Nanos

“Gazeta Shqiptare” u ka marrë një intervistë analistëve Artan Hoxha dhe Artur Zheji mbi çështjen e “SMS-se” gjatë emisionit “Opinion”. Hoxha pranon se ka marrë mesazhe në telefon nga Berisha dhe dhëndri i këtij të fundit, dhe thotë se “bravo” nuk i thotë vetëm ish-kryeministri. Ndërsa Zheji nuk e pranon që SMS-ja i është dërguar nga Nano, por flet për hacker-a.
INTERVISTA ARTAN HOXHA
Z. Hoxha, a ju erdhi keq që kamera e televizionit “Klan” publikoi mesazhet në celularin tuaj?
Jo, s’më erdhi fare keq, s’ka pse të më vijë keq.
A ju vijnë shpesh mesazhe gjatë kohës që jeni i ftuar në “Opinion”?
Vetëm gjatë natës së cilës ju i referoheni më kanë ardhur mbi 300 mesazhe, të cilat unë i kam fshirë sepse m’u bllokua telefoni tri herë. Marr mesazhe në çdo emision nga njerëz të ndryshëm, është mese normale.
Nga fotoja dukeshin qartë edhe SMS-të e z.Sali Berisha. A mund të na thoni se cili është raporti juaj me të? Jeni të afërt?
Pse, sipas jush, mesazhet e dërguara në emision tregojnë afërsi...?
Meqë ju thoshte “Bravo” “Ju lumtë”...
Sa njerëz më thonë mua ‘bravo’..., kjo s’tregon asgjë.
Çfarë raporti keni me z. Berisha?
Atë që ju shihni me sy.
Ju keni marrë dhe një SMS tjetër nga z. Malltezi, i cili ju sugjeronte diçka. A mund të na thoni se çfarë ju shkruante?
S’i mbaj mend se nuk i kam parë.
Po me dhëndrin e z. Berisha, cila është marrëdhënia juaj?
Kemi një njohje të vjetër.
Do shkoni sërish si i ftuar në “Opinion” pas kësaj që ndodhi?
Pa diskutim. S’ndodhi ndonjë gjë. Meqenëse pyetët, ju mund të bëni një gjë?
Po, më thoni...
Të dëgjoni tezat që unë përdora dhe t’i krahasoni me tezat e opozitës. Më dëgjuat mua në emision të vë në dyshim shifrën e ministrit?! Nuk e vura në dyshim shifrën e ministrit. Ndërkohë që opozita thotë që ai fsheh me 40%. Ju s’mund të arrini në përfundimin që mesazhi orienton mënyrën dhe thelbin që flet Artan Hoxha. Unë nuk vura në dyshim shifrat e ministrit, por i bëra opozitë ministrit me shifrat e tij. Opozita thotë se policia është dobësuar, se është ndryshuar stafi, ndërsa unë kam tezën që policia s’ka mundur ta luftojë krimin këto muaj dhe është rritur kriminaliteti në janar, sepse policët janë nxjerrë për t’u marrë me gjoba dhe me ndërtime pa leje. Pra, opozitë mund të bëhet edhe me teza vetjake, pa përdorur tezat e opozitës.
A jeni miq ju dhe z. Berisha?
Fjala mik ka shumë kuptime.
A komunikoni shpesh, shkëmbeni eksperienca, uleni për kafe?
Komunikimi nuk është miqësi. Ndonjëherë komunikojmë më shpesh me jomiqtë se sa me miqtë.
Nuk do ishte më e thjeshtë të përgjigjeshit me ‘po’ ose ‘jo’?
Unë kam raporte me politikën prej 23 vitesh.
Po ju pyes konkretisht për z. Berisha...
Miqësia është tjetër gjë. Unë jam një individ me aktivitet mediatik, që kam vlerësimet e mia për performancën politike të politikanëve të ndryshëm, përfshi Sali Berishën. Vlerësimet e mia për të gjithë këtë performancë janë të trajtuara në të gjitha shkrimet dhe prononcimet e mia mediatike. Ato që them, ato mendoj dhe mbi bazën e këtyre janë edhe raportet e mia me njerëzit.
ARTUR ZHEJI
Z. Zheji a ju erdhi keq që mesazhi në celularin tuaj u bë publik?
Nuk ishte mesazhi im. Ishte një mesazh që unë mora dhe nuk e kam marrë nga personi që thuhet në media.
Domethënë nuk e kishte shkruar z. Fatos Nano?
Nuk besoj se z. Nano merret me të tilla mesazhe gjatë emisioneve.
Mesazhi i kujt ishte?
Nuk e di, sepse janë ato lojtarët që çojnë mesazhe me kompjuter. Po ta dija, do isha gëzuar pa masë. Duhet të jetë një lojë e bukur e hakerave, po dikush u nxitua ta publikonte. Është e drejta e tyre.
A ju erdhi keq që u publikua, pavarësisht se nuk ishte SMS real?
Jo. Më erdhi keq që vrasësi serial dhe zbulimi i shkëlqyer i Policisë së Shtetit u harrua dhe kolegët u morën me kolegët. Kjo nuk është shumë profesionale, megjithatë më erdhi keq vetëm që suksesi i madh i policisë u la mënjanë.
Do shkoni sërish tek emisioni i Blendi Fevziut pas kësaj ndodhie?
Me kënaqësi edhe më të madhe akoma.
A njiheni, keni raporte me z. Fatos Nano?
Me të gjithë njerëzit e famshëm dhe të rëndësishëm të Shqipërisë për arsye profesionale, kam raporte, marrëdhënie, shkëmbime, gjithçka.
Jeni miq me z. Nano?
Kam miqësi me z. Rama, me z. Nano, me z. Berisha, miqësi kolegësh e profesionale si gazetarë që jemi.
Comments
Nuk eshte cudi me asgje. Dhe

Nuk eshte cudi me asgje. Dhe 1-2 emisione ''investigative'' behen nga klloune qe nuk dine te flasin me format te tmerrshem e pa seriozitetin minimal. Zakonisht jepen nga nje Gazetar me pervoje, e aty fut Vagnerin!

Ja Ku Kemi Rene:

*Lajme diskutuar nga Analistet. (1) *C'bejne Analistet ne studio {tel.}(2) ..... tani shkon ne... *Interviste me Analistet, se c'ndodhi ne studio (3) kur po diskutonin Lajm/e!!

Kujt i vlen kjo? Prandaj Media Shqip ka Standarte Teper Te Uleta. Eshte media thash-e-themesh, media tavolinash, media kafesh; nje media qe nuk kryen rolin e saj e nuk ka se si.

Ne ''Bote'' nuk ka Analiste. Si term, a titull. Kur perdoret Analist - eshte per interpretime financiare.

Me mire quani te gjithe-ditur, apo Guru! Gurute e Medias Shqip.

Gazetaria Normale - kudo ka Gazetare, e ''lead-writers'' me kolona javore, merren dhe me fusha te gjera (shoqeria, politika) kane dhe ''researchers'' ose e bejne vete kete, jo ne fusha specifike. Kur hyjne e bejne te qarte se kane njohuri te kufizuara dhe po japin mendimin e tyre me aq sa dine. Ne TV formate te tilla Opinioni nuk ka, jane disa emisione mengjesi ku 1-2-3 gazetare ftohen per te pare titujt e dites, llogje qe as kush s'jua ve veshin se njerezit gatiten per te shkuar ne pune. Ka emisione gazetare-gazetare, ne ore shume te vona 1-2 pas mesnata ku ''ferkojne njeri-tjetrin me vaj'' per subjekte qe nuk i rref kujt shume; teater, filmi, libra etj.

Media Provinciale - Nje politikan nuk mund te jete gazetar, nje gazetar qe shprehet haptas per Politiken djathte/majte, nuk mund te jete ''analist'' se Kompromenton fjalen e lire. Ai/ajo bejne artikuj e propagande, sigurisht...por ne ate rast u ve perballe Publikun. Jo gazetar tjeter. Media Shqip, duke ftuar te njejtet persona tregon ngushtesi ekstreme duke rrezatuar ''fshatin mediatik Tirane'' Gurute Mediatike Shqiptare, i referohen vetes ne veten e 3-te. Artan Hoxha nuk thote dot Une. Nje pompozitet i tille ndeshkohet e do bente personin shume Qesharak. Prandaj ai eshte aty.... e te tjere si ai.

Ne nje Media Serioze, Moderatori, te ftuarit apo dhe salla, nuk nxjerrin Telefonat per asnje arsye. Nuk eshte aspak serioz nje emision ku:

- Njeri flet.

- Dy ja presin fjalen e kacafyten ''ik mor ti''

- Moderatori ben tekste

- I ftuari tjeter kontrollon telefonin.

Platforme, organizim e tematike qesharake. Thelbi fillon me etiken, sjelljen e paraqitjen. Nxorre telefonim...aty tregohet sa seriozitet ke. Car vjen me pas, car thane ata-keto, kush beri tekst ku, nuk ka Asnje Vlere. :)

Plehra. Njerez pa pik

Plehra. Njerez pa pik integriteti.
Po s'kan faj kto jo, fajin e kan ato qe i ftojne ne emision njerez te till.

udhezime on line! rrofte

udhezime on line! rrofte teknologjia! kukullat po kthehen ne robote!

O Artan bravo i thone gomarit

O Artan bravo i thone gomarit kur del nga balta, megjithese ty dhe Zhejit tu thuash gomar ju ben nder. Ju jei b.......a, jo ne kuptimin e vertete te fjales se prape ashtu ju ben nder.

Add new comment