Rama në Itali me ‘ofertat’ e Berishës

Postuar në 02 Shkurt, 2014 17:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vizitën dyditore në Itali ka tërhequr vëmendje me “ofertën” e paraqitur para investitorëve italiane.

Së pari Rama u ofroi atyre mundësi për të marrë me qira kapanone apo reparte ushtarake me kosto 1 euro. Kjo ka qenë edhe oferta e famshme e Berishës: “Shqipëria 1 euro”.

Përveç kësaj, Rama gjatë paraqitjes së favoreve që ofron vendi ynë përmendi edhe krahasimin mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, gjë të cilën Berisha e bënte shpeshherë.

“Shqipëria është një vend shumë i pasur në burime ujore. Ajo është vendi i dytë, më i pasur në Europë, pas Norvegjisë. Pra, ka shumë burime ujore për t’u shfrytëzuar, duke përbërë kështu një potencial të lartë hidroenergjetik”, është shprehur Rama.

S.S

Comments

Submitted by It's Me! (not verified) on

nuk e kuptoj se përse njerzit duhet të votonin dhe duan të vvotojnë për parti, individë trapa, piktorë të dështuar, lula të vegjël, berisha, nano, apo kurva të tjera, të cilat nuk i paraqesin popullit, dmth njerëzve të shkolluar, pra teknikëve, specialistëve një program...

Edi Rama doli para gazetarëve tek Opinion dhe nuk iu përjgigj asnjë pyetjeje.... imagjinoni të ishte përballë teknikëve të fushave tëndryshme... do dilte si i vonuar mendor...

pse duhet një njeri i zgjuar të votojë një njeri që nuk di të përgjigjet por flet vetëm llafe?

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Jam i sigurt qe njerezit e zgjuar nuk kane votuar as Ramen as Berishen dhe nukkishin ndonje alternative serioze as ne keto zgjedhje as ne ato te se kaluares dhe te se ardhmes se afert. Por njekohesisht, njerezit e zgjuar jane specie e rrezikuar nga shfarrosja ne Shqiperi. Sidomos tani qe ri-pjella PS-LSI po shfaqet si kulmi i evolucionit politik shqiptar.

Submitted by RP (not verified) on

Edi nuk e ka idene sesa uje kane Alpet e Evropes.Mburret me ujin sikur e ka ne boilerin e tij,por ne fakt ne keto 20 vjet po shterojne lumenjte e perrenjte ne menyre drastike.Une nuk e dija qe Edi ishte ketej,shkoj ne nje bar ku i njoh ortaket dhe ata filluan te me tregonin se presidenti juaj ofron kapanone dhe hapesira per 1 euro.Fillimisht u çudita,se keto ishin shashkat e Saliut dhe pastaj per gallate u thashe qe kete 1 euro qe po ua jap une per kafene e keni si partence,mund te niseni qe sot...I pyeta se mos ishte presidenti me mustaqe apo ai i gjati(se president i keshillit te ministrave i thone kryeministrit),me thane qe ishte ai i gjati.U kishte bere pershtypje,me çfare zanati eshte marre?U thashe qe ka mbaruar per pikture,ka bere piktura te famshme,ka qene edhe profesor,lojtar kombetareje me basketboll...Ai para Edit ishte shpikes i zemres,shkencetar i papare,dinte me saktesi edhe sa banore ka planeti Mars.Njeri me tha qe mos e diskuto,kjo eshte politike e djathte,i çudita kur u thashe qe Edi kryeson nje parti te majte,puro te majte,nga ato qe kane lindur para 50 vjetesh me revolucion.Kam shume gallate per te treguar,dhe ua them live po te doni,por s'kam kohe tani.U tregova nga fundi miqve bariste se tek ne eshte nje shprehje,hedh nje lek per te hyre ne valle dhe nuk gjen dot miliona per te dale(nga vallja).Me duket se kjo e ka gjetur Edin vete.Njeri nga dy ortaket eshte sard(nga Sardenja)dhe i thashe qe Shqiperia eshte sa Sardenja,porse ka bi dyfishin e banoreve te Sardenjes.Zgjidhja e ekuacionit eshte kjo,nese nga Sardenja me 1.5 milione banore dhe me det nga te kater anet ia mbathin per te gjetur pune gjetiu,ju mendoni se ne mund ti terheqim bizneset veç se kemi skllever pa hesap dhe kapanone 1 euro?Ne eshte kjo rruga,qenkemi lodhur kot!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.